Griezmann: E ardhmja ime do të vendoset përpara Kupës së Botës

Antoine Griezmann dëshiron ta vendosë fatin e tij para Kupës së Botës. Kjo është deklaruar në një intervistë të botuar të mërkurën në “L’Équipe”, në të cilën sulmuesi francez e bën të qartë se dëshiron të shkojë në Rusi “me mendje të qartë”. “E ardhmja ime do të vendoset para Kupës së Botës. Unë dua të shkoj në Rusi me një mendje të qartë. Mendoj se kjo është ajo që duan të gjithë. Kjo nuk është çështje e ditur, se ku do të luaj, por fakti që ju do të pyesni se çfarë mendoni për këtë dhe atë, do të më bezdiste dhe shpërqendronte”, komenton Griezmann. Francezi këmbëngul në vendosjen e një date për vendimmarrjen e tij: “Unë ia kam thënë motrës sime se, nëse qëndroj apo jo, do të duhet të vendos përpara Kupës së Botës”. Gjithashtu, duke iu referuar lojës së tij të tanishme të mirë, por edhe kohës së keqe, që ka jetuar, kur publiku në “Metropolitan” nuk ishte në një mendje me të, Griezmann shtoi: “Pas verës së kaluar, në mes të deklaratave të mia dhe ndikimit të tyre, ishte e vështirë për të menduar vetëm për futbollin. Vetëm kur isha në ekipin kombëtar, isha më i qetë”. Dhe ai citon Diego Costa, si njeriu kyç në “shërimin” e tij: “Sa më shumë që avanconte sezoni, trajneri më dha liri në lojë. Në janar arriti Diego Costa, i cili mori më shumë peshë, çka më ndihmon”.