Aksident i rëndë në Burrel, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë me pasoje vdekjen e dy personave ka ndodhur ditën e mërkurë në aksin rrugor Burrel–Komsi. Bilanci është tragjik. Dy të vdekur dhe një i plagosur. Policia jep më shumë detaje për ngjarjen. Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur ‘Lapidari’, Njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe një motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas.
“Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip “Opel sharon”, është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar shtetasit A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt Spitalit të Tiranës. E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt Spitalit të Tiranës. Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten në vend si pasojë e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit, pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.