Ballina Kryesore Sejdini del kundër Ramës për inceneratorin e Elbasanit: Qeveria të ndalojë ndotjen

Sejdini del kundër Ramës për inceneratorin e Elbasanit: Qeveria të ndalojë ndotjen

Këshilli bashkiak në qytetin e Elbasanit, pas debatit të zhvilluar pak më parë lidhur me situatën e ndotjes në disa zona të këtij qarku.
Anëtarët e këshillit bashkiak kanë thënë se kompanitë private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e Bradasheshit vazhdojnë punën në mënyrë të kundra-ligjshme dhe pa leje mjedisore.
Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, ka pranuar situatën dhe është shprehur se mungesa e reagimit nga politika dhe qeveria kanë sjellë degradimin e situatës.
Është hera e parë që Sejdini, i zgjedhur nga kryeministri Rama dhe socialistët është në mbështetje të vendimit të këshillit bashkiak për t’ju drejtuar qeverisë të ndalojë ndotjen.
Në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat, duke ftuar edhe qytetarët t’i bashkohen.

Exit mobile version