Del Piero “thumbon” Dybala

BERLIN, GERMANY - JUNE 06: Former Juventus player Alessandro Del Piero salutes the fans prior to the UEFA Champions League Final between Juventus and FC Barcelona at Olympiastadion on June 6, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Legjenda e Juventusit, Alessandro del Piero, i është përgjigjur me shaka një pyetjeje për Paulo Dybala në një intervistë flash: “A jeni dakord, se ai i ekzekuton goditjet e lira më mirë? Nuk ka konkurrencë, natyrisht që jam më i miri, çfarë doni të them, që Paulo është më i miri”, thotë “Pinturicchio” tek intervistuesi. “Dybala është shumë i ri dhe ka kohë për të më kapërcyer mua”. Më pas, Del Piero shpjegohet seriozisht: “Duhet të them se ai po bën shumë mirë atje dhe jam i lumtur. Unë kam pasur kohën time, tani është momenti i tij dhe i uroj gjërat më të mira të mundshme”. “Pinturicchio”, gjithashtu, kishte një mesazh për mikun e tij dhe kapitenin e Juventusit, Gigi Buffon: “E gjithë bota është duke pritur që ju të ngrini trofeun e Ligës së Kampionëve, por, për mua, edhe nëse nuk ke sukses në këtë drejtim, do të mbetesh numri një”.