Verratti: Messi i tregon gishtin në fytyrë arbitrit, por as e paralajmërojnë

Marco Verratti është i qartë për të ardhmen e tij. Të paktën kështu tha në një intervistë me “Gazzetta dello Sport”. Ndërkombëtari italian u pyet në lidhje me thashethemet, që e largojnë atë nga PSG në verë, por i mohoi ato plotësisht. “Kam lexuar se Raiola më paska ofruar mua për Barcelonën. Nuk është e vërtetë. Kam biseduar me këshilltarët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj. Kjo është e gjitha e qartë. Kam vendosur të qëndroj, sepse kam një mani për të fituar me PSG-në, i cili është ekipi që më lejoi të rritem”, tha djaloshi nga Pescara për gazetën italiane. Verratti, pasi largoi dyshimet për të ardhmen e tij të menjëhershme, ka sqaruar se çfarë i ndodhi në ndeshjen e kthimit mes PSG-së dhe Real Madridit, në Champions, ku ai u dërgua jashtë me karton të kuq. Mesfushori italiani e mori përsipër gabimin e tij: “Kundër Real Madridit kam gabuar. Është një e kuqe e ardhur mes zhgënjimit të madh që kisha, por ndonjëherë gjyqtarët mund të jetë më tolerantë. Unë kisha një reagim të keq, por nuk kam fyer askënd, ndërsa Messi protestoi duke ia treguar gishtin e tij në fytyrë gjyqtarit, por as është paralajmëruar. Megjithatë, e di që duhet të përmirësohem”, tha mesfushori. Ai, gjithashtu, kujtoi mungesën e Neymar. “Ashtu si Messi, është lojtar që bën 30% të ekipit”, shtoi italiani për brazilianin.