Vangjush Dako përmbyt Durrësin me masakrën e ndërtimeve

Përmbytet Durrësi. Situata e rreshjeve dhe përmbytjeve, është pezulluar mësimi në shkollën “Met Hasa” në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se nxënësit kanë ngelur brenda të izoluar në mjediset e shkollës dhe strukturat kanë nisru punën për evakujimin e tyre
Mësohet se kanalet kulluese janë bllokuar. Prefekti i Durrësit Roland Nasto konfiromon që po punohet për evakuimin e nxënësve. Përmbytjet kanë ardhur si pasoja e masakrës së ndërtimeve të Vangjush Dakos. Konkretisht një mbikalim pranë portit të Durrësit ka sjellë përmbytjet e disa lagjeve në Durrës. Situata paraqititet mjaft problematike në zonën e Vollgës. Nga kjo pjesë e qendrës së qytetit dhe deri në zonën e Currilave e gjithë zona është e përmbytur dhe e pakalueshme. Njoftohet po ashtu për rëshqitje të mëdha dherash në zonën e Currilave, ndonëse më parë për këtë zonë u dha një fond disa miliona eurosh që të evitohej kjo rrëshqitje dherash.