Pse këshilltari i Trump për sigurinë kibernetike, Giuliani po takohet me opozitën?

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me ish-kreun e Bashkisë së New Yourk-ut, republikanin Rudy Giuliani.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha thotë se Giuliani është simboli modern i luftës kundër krimit.
“Sot në Tiranë, pata nderin dhe kënaqësinë të takoj Rudy Guliani, simboli modern i luftës kundër krimit.
Giuliani është shembulli si integriteti personal dhe ndjenja e shërbimit publik, janë arma më e fortë kundër së keqes”.
Rudy Giuliani ka qenë kryebashkiak i Nju Jorkut gjatë renies së kullave Binjake dhe njihet për mirëmenaxhimin e qytetit të madh amerikan.

Rudi Giulani i lindur më 28 maj 1944 është një avokat amerikan, biznesmen, folës publik, ish-kryetar i qytetit të Nju Jorkut dhe një këshilltar jozyrtar për sigurinë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë.
Politikisht një demokrat, pastaj i pavarur në vitet 1970 dhe një republikan që nga vitet 1980, Giuliani ishte Prokurori i Shteteve të Bashkuara për Rajonin Jugor të Nju Jorkut gjatë viteve 1980. Giuliani ndoqi rastet kryesore kundër mafias amerikane, dhe kundër financuesve të korruptuar të korporatave.
Nuk mund të jetë një vizitë e rastësishme ajo e Rudi Giulanit dhe as takimet me krerët e politikës. Duket se kemi të bëjmë me një mision faktmbledhës për situatën politike në Shqipëri dhe për të cilën interesohet edhe Shtëpia e Bardhë. Vizita e Giulianit në Tiranë vjen pak javë, pasi Shqipëria votoi kundër Shteteve të Bashkuara në OKB.