Ballina Politikë A po diskutohet shitja e aksioneve të Top Channel?

A po diskutohet shitja e aksioneve të Top Channel?

Burime mediatike paralajmërojnë se pronarët e Top Channel janë në bisedime serioze për të gjetur partner të rinj për këtë televizion kombëtar. Megjithëse deri tani ka pak detaje mbi atë që po diskutohet, ajo që konformohet nga disa burime mediatike është fakti se gjatë ditëve të ardhshme priten edhe deklarata zyrtare për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me negociata zyrtare për shitjen të paketës kontrolluese të aksioneve të këtij televizioni apo bashkëpunim të reja komerciale. Televizioni “Top Channel” konsiderohet si një nga operatorët më të rëndësishëm të medias në vend dhe çdo zhvillim mbi pronësinë e tij paraqet mjaft interes në opinion. Bashkëshortja e themeleuesit të këtij televizioni është përballur me një sërë seancash të gjatë gjyqësore për të marrë pronësinë e plotë të televizionit dhe kalvari të gjyqeve duket se ende nuk ka përfunduar dhe në lojë janë futur mekanizma të ndryshëm të pushtetit. Top Channel ka pësuar një sërë ndryshimesh edhe në ekipin drejtues të televizionit dhe emërimi i Ben Blushit në krye të tij ka bërë televizioni të ketë një linjë editoriale të papërcaktur.

Exit mobile version