Do më pëlqente të kisha 50 lojtarë shumë të mirë

– Keni pothuajse 40-50 lojtarë si alternativa. Më mirë për ju si trajner?
Do të më pëlqente të kisha 50 lojtarë shumë të mirë. Sa më shumë lojtarë të mirë të kem, aq më pak mundësi për të gabuar më mbetet si trajner. Pavarësisht simpative dhe antipative për fytyrën dhe fizikun e njërit apo tjetrit, do të zgjedh më të mirët e më të mirëve. Kësisoji, është më e paktë mundësia e gabimeve.
– Çfarë do të kërkoni në miqësoren me Norvegjinë?
Do të më pëlqente të fitoja, pa diskutim, sepse ky fakt përbën një stimul edhe për lojtarët. Kam grumbulluar katër-pesë lojtarë të rinj për t’i parë në stërvitje dhe për të parë nëse cilësia e stërvitjes së tyre është rritur. Mendova në fillim se kishim më pak kualitete. Lilaj, Ramadani, Gavazaj dhe Lika e rrisin cilësinë e grupit.
– Ku keni nevojë për përforcime me lojtarë të rinj?
18-20 lojtarët bazë i kemi zgjedhur. Problem për momentin është zëvendësuesi i Agollit. Fjala vjen, në vendin e Agollit kemi alternativa të tilla si Memolla, Aliji, Lenjani, Lila. Më duhet të riskoj për të gjetur zëvendësuesin e tij në eliminatore. Shumë lojtarë nuk luajnë me ekipet e tyre. Zgjodha të luanim vetëm një ndeshje miqësore, për të pasur më shumë kohë stërvitjeje me lojtarët, sepse Sadiku, Latifi, Mavraj, Cikalleshi, Balaj kanë minutazh të shkurtër aktivizimi, ndaj duhet kohë për t’i stërvitur.