Icardi i vendos çmimin vetes

“Kam personalitetin për të qenë kapiten i Interit dhe jam krenar për gjithë këtë. Mbi të gjitha jam interist dhe ndihem i tillë”, shtoi qendërsulmuesi me krenari. Për dashurinë karshi fanellës, ai është i gatshëm të sakrifikojë në fushën e lojës: “Për mua është shumë e rëndësishme të shënoj gola, por jam gati të pranoj në çdo fillim ndeshje fitoren e skuadrës. Pra, nëse do të ndërroja fitoren me golat e mi, do ta bëja me kënaqësi”. Më pas, argjentinasi shton: “Që kur isha i vogël i shihja ndeshjet e Inter si tifoz. Kur isha fëmijë dhe luaja me ‘play stacion’ gjithmonë merrja ekipin e Inter. Luaja kundër shokut tim më të mirë dhe unë zgjidhja Inter sepse kishte si qendërsulmues Adrianon, i cili më pëlqente jashtëzakonisht shumë. Të gjithë e dinë që zikaltërit kanë qenë skuadra ime e zemrës. Shpresoj të bëj një rrugë të gjatë me këtë ekip. Kur të jem 40 vjeç do ta kem mbyllur karrierën”. “Nuk kam si Totti, vazhdoi 25-vjeçari. Në moshën 40 vjeç nuk do të jem më në botën e futbollit. Mua më pëlqen të luaj, por jo të jem trajner ose drejtues. Janë role që nuk më pëlqejnë. Mendoj se kur të tërhiqem nga futbolli do të jem një baba me kohë të plotë, do të qëndroj në shtëpi me familjen time”. Në momentin që i kërkohet një vlerë monetare, qendërsulmuesi i ka idetë e qartë: “Kam dëgjuar se unë kushtoj 110 milionë euro. Me merkaton e ditëve tona vlej më shumë se kaq. Por në klub e dinë atë që dua unë dhe janë të qetë për të ardhmen”.