Dako si banalitet i të keqes

Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Drejtori i zyres se komunikimit ne Kryeministri, Endri Fuga, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nMayor of Durres Vangjush Dako and Director of communications in the Prime Minister's office, Endri Fuga, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Oerd Bylykbashi

Mjaftuan 10 minuta shi i rrëmbyer sot dhe Durrësi u ripërmbyt. Shiu ka orë që vazhdon dhe durrsakët janë në mes të ujit. Nuk mbahen mend herët e përmbytjeve. Po aq nuk mbahen mend herët kur opozita, apo qytetarë të veçantë pa lidhje me politikën, kanë ngritur shqetësimin. Por asgjë nuk ndodh, del dielli dhe Dako buzëqesh sërish si tinzar.
Italianët kanë një term: amministrazione ‎ordinaria. Do të thotë administrim i përditshëm. Por Dakos përkthimi që i shkon për shtat është Administrim ordiner. Pikërisht, ordiner si krimi! Si mënyra kriminale me të cilin planifikon dhe shpërndan fondet e buxhetit që mbledh nga durrsakët me taksa, pagesë uji të rritur që nuk vjen më shumë se një orë në ditë, për taksat për plehrat që digjen në qiell të hapur, duke helmuar durrsakët, për ujërat e zeza që në 2018 ende derdhen tek Vollga dhe lista nuk mbaron.
Administrimi ordiner i Dakos është i kolauduar. Buxheti shpërndahet në punë të vogla e në dukje pa bujë. Një kanalizim këtu, një rrugë e shtruar atje, pasi është shtruar para dy vjetësh me miliona euro të tjera, një festë deti, ulliri, picë, qoftesh dhe birr, apo ku di unëçfarë shpikje‎ tjetër. Por qyteti vazhdon të përmbytet, ujë nuk ka më shumë se një orë (se mos e pini nga rubineti!), era e plehrave të djegura vazhdon të helmojë,shëtitorja buzë detit qelb erë me orar sipas hapjes së shkarkimit të ujërave të zeza (ma thonë vazhdimisht nëTiranë ata që vijnë të shijojnë ndonjë peshk a picë). Dako vazhdon dhe nuk merret me këto halle reale bazë.

Miliona që treten si uji në rërëçdo dy vjet për rrugën e plazhit, miliona euro për faqen e kodrës së Currilave që tashmë ka rrëshkitur tërësisht dhe ato miliona euro që u hodhën me zhurmë aty janë zhdukur, palma pa fund, por që thahen e duhet paguar sërish për t’i zëvendësuar, miliona euro për një shesh që zhduku identitetin e Durrësi‎t dhe me vizion provincial e ktheu si shesh tëçdo qyteti province.
Dako deklaron se asnjë qindarkë nuk do të hedhë për të zgjidhur çështjen e vendgrumbullimit të plehrave që digjen në qiell të hapur, duke lëshuar dioksinë e helme të tjera kancerogjene, duke ndotur tokën, ujin nëntokësor dhe ajrin. Flitet se Durrësi ka përqindjen më të lartë të kancereve ‎në zorrën e trashë dhe stomak, që vjen pikërisht nga ushqimet e ndotura. Po Prokuroria nuk heton një nga shkeljet më të rënda qoftë edhe me neglizhencë të Dakos.
Një gjë të vetme “madhështore” tentoi Dako, Velieren, por i ka mbetur si gërmadhe duke zhdukur arkeologjinë e një prej zonave kryesore, portës hyrëse në Durrësin antik, duke vënë në hije simbolin e qytetit, Torren Veneciane, duke zhdukur identitetin urbanistik qytetar dhe këmbësor që kishte zona,‎ duke shëmtuar hyrjen nga deti në qytet si të jetë një nyje trafiku çfarëdo e periferisë së një qyteti. Milionat aty u bënë beton, Veliera sot është një centaur i shëmtuar gjysëm antik e gjysëm modernizëm banal, dhe “vela” i është grisur si “brekët e Lemes” (do thonin durrsakët e vjetër) që kurrë nuk u varën në telin e Velierës. Kostoja e dështimit të një vizioni urban të Dakos sa frengjia e një bunkeri është pikërisht ajo shëmti.

Pra, Administrim Ordiner kriminal i fondeve, pak këtu e pak atje. Dhe tek çdo projekt shtrimi apo arnimi rrugice, shqepje e qepje kanali, koncensioni shërbimesh në qytet, Dako ka vënë “filtrin” që i filtron paratë që i duhen. Për vete dhe për të blerë pushtet në zgjedhjet e radhës. I duhen për të mbajtur të kolauduar makinën kriminale të shitblerjes së votës, rreshterët, kapterrët, kolonelët e tij me të cilët kontrollon çdo zonë si dhe për të joshur e mbajtur të urtë bandat dhe oligarkët që e ndihmojnë të blejë vota e ushtrojë presion, duke u hedhur si kockë leje ndërtimi pallatesh mbi territore publike‎ ose antikitet, apo koncensione.
Për durrsakët e hershëm ka qenë dikur një shprehje që ashtu të përvuajtur, punonin gjithë javën për të ngrenë një tavë në fund të saj. Epo ato kohë kanë ikur dhe sot interneti dhe media është kudo. Këto të fundit edhe blihen dhe heshtën. Gjithsesi celularin që shkrep foto të shëmtive të Durrësit të Dakos e ka kushdo, durrsak dhe vizitor.
Ndaj Dako ka zgjedhur administrimin ordiner, me copa të vogla, pa u ndjerë. Sepse shpreson tek efekti i bret‎kosës. Bretkosën po ta hedhësh në ujë të nxehtë, kërcen jashtë enës, por po ta fusësh në ujë të ftohtë dhe dalëngadalë ta ziesh ujin, nuk kupton gjë dhe ngordh e zier. Këtë shpreson Dako me administrimin e tij ordiner. Hë më se nuk është gjë, diçka e vogël… kjo është motoja e tij me të cilën në 11 vjet ka shkatërruar qytetin. PS ka 18 vjet që e qeveris Durrësin, pra jo të gjitha zullumet janë të tij personalisht, po barbari të këtillë nuk arriti askush më parë.

Durrësi është një qytet që u projektua për tu mbrojtur nga deti, andej i ka edhe muret. Por askush nuk mendoi q’ë shkatërrimi do t’i vinte nga periferia në tokë. Dhe sot e ka pësuar këtë mosvëmendje.
PD ka kusurin e saj që nuk arriti të gjejë forcën, njeriun e duhur, nuk qe e imunizuar nga korrupsioni apo nuk gjeti kohezionin për ta ndalur këtë të keqe ordinere e bashkuar pa gërrmërre. Një të keqe që si virusi nuk luftohet me antibiotikë standarde. Sigurisht SPAK do t’u vijë pas qafe këtyre qeveritarëve durrsakë me Dakon si simbol, por ajo është punë e ligjit.
Rëndësi ka reagimi qytetar, që bëhet me votë, jo me llafe kafenesh. ‎Partitë bëjnë pjesën e tyre qytetare. Por Dako dhe masteri i tij në Tiranë, Edi Rama do vazhdojnë sa kohë durrsakët do të vazhdojnë të pranojnë banalitetin ordiner të të keqes, dhe do kujtohen vetëm në kafene duke sharë e përfolur të gjithë (madje më mirë opozitën, se Dakos mund t’u duhet t’i kërkojmë ndonjë leje për karusel tek Vollga që punon me korentin falas të shtyllës së elektrikut), ose kur të fillojnë emrat për kandidatët për kryetar bashkie apo deputetë.
Deri atëherë, nëDurrës do të “mbretërojë” banaliteti i të keqes së administrimit ordiner të Dakos.