Berisha denoncon skandalin: Zhanina në krahët e ministrit Ahmetaj po shkatërron ndërmarrjen e studentëve

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar terrorin që ushtron vartësja e ministrit Arben Ahmetaj ndaj punonjësve të ndërmarrjes së trajtimit të studentëve. Denoncimi është bërë nga një punonjës, i cili i shkruan Berishës se, Zhanina Dapi me “dorë të herkurt” nën krahët e ngrohtë të ministrit Ahmetaj po shkatërron ndërmarrjen e studentëve me emërime dhe shkarkime skandaloze.
“Terror mbi punonjesit nga ndihmesja e njohur e Ministrit Zho Zho! Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Pershendetje Zoti Berisha! Dua te denoncoj tek ju nje rast flagrant. Jam nje punonjes i ndermarrjes trajtim studenti nr 2 ku drejtuese e partise shtet eshte vene konfidentja njohur publike e Ministrit Ahmetaj Znj.Zhanina Dapi.
Ajo po ben kerdine ne ndermarrjen tone. Me “dore te herkurt” nen krahet e ngrohte te Ministrit Ahmeti po shkaterron ndermarrjen e studentave me emerime dhe shkarkime skandaloze.Ne vend te njerezve me integritet dhe shkollim po sjell njerez te saj me shkolla kioskash sic thoshte z.km, apo dhe me shkollen e partise.

Ndihemi te tmerruar.Ajo largon njerez me motivin qe nuk i pelqen,nuk jane te “bukur” apo jo ne shijet e saj.8 emerime ne pak dite. Nderkohe ne na behet presion se ka suprimim te vendeve te punes.
Ku do rrine keta njerez? Ky eshte niveli i administrates qe po na drejton sot.Ke frike te shkosh ne pune se kushedi cte pret.Kam 24 vite pune shteti dhe drejtim dhe njerez te ketij soji sjane pare kurre me pare.Ky eshte fundi i vendit tone!Mjere femijet tane ku po rriten”, shkruan punonjësi.