Shkarkim urgjent i numrit dy të FBI, Trump: Gënjeshtrat dhe korrupsioni në nivelet më të larta të Agjencisë

Në një deklaratë të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions të premten në mbrëmje, u njoftua shkarkimi i menjëhershëm i ish-nëndrejtorit të FBI-së, Andrew McCabe, për “shkelje në detyrë”.
“Bazuar në raportin e Inspektorit të Përgjithshëm, në përfundimet e Zyrës së FBI-së për Përgjegjësinë Profesionale, si dhe tek rekomandimi i zyrtarit më të lartë të karrierës në Departamentin e Drejtësisë, kam urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të Andreë McCabe”, thuhet në deklaratën e zotit Sessions.
Presidenti Donald Trump përshëndeti shkarkimin e zotit McCabe duke shkruajtur në Tëitter: “Andreë McCabe u shkarkua, një ditë e madhe për punonjësit e FBI-së – një ditë e madhe për demokracinë. Moralizuesi James Comey ishte shefi i tij dhe e bënte McCabe-in të dukej si një fillestar. Ai dinte gjithçka rreth gënjeshtrave dhe korrupsionit në nivelet më të larta të FBI-së!”.

Zoti McCabe, ish-zyrtari i dytë më i lartë i agjensisë, pati paraqitur dorëheqjen më datë 30 janar, pasi ishte kritikuar publikisht nga Presidenti Donald Trump për njëanshmëri politike. Ai kishte planifikuar të dilte në pension këtë të dielë, në datëlindjen e tij, duke përfituar kështu edhe pension të plotë. Megjithatë tashmë që ai u shkarkua, mund t’i rrezikohet pjesërisht apo plotësisht marrja e pensionit.
Në një deklaratë të bërë pas njoftimit për shkarkimin, zoti McCabe u shpreh se “ky sulm ndaj besueshmërisë sime është pjesë e një përpjekje më të madhe jo vetëm për të më njollosur mua personalisht, por për të njollosur FBI-në, agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe profesionistët e shërbimeve të zbulimit në përgjithësi”.