Reagon PD-Lezhë ndaj arrestimit të Frrokut: Gjueti e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë

Nga Paulin Marku, kreu i degë PD Lezhë

Ndërsa është arrestuar Kryebashkiaku i Lezhës për tjetërsim pronash,kjo që vihet re është se kemi të bëjmë me një gjueti të hapur të pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë. Frrokaj në pranga pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumenta të pronësisë, por kjo nuk ndodh në Durrës, ku kryebashkiak është Dako, i cili ka shkaktuar një masakër urbane në bregdet me lejet e ndërtimit, duke mos kursyer as zonat arkeologjike.
E njëjta gjë në Tiranë, ku Veliaj tjetërson pronat e pronarëve në qendër të Tiranës, si rasti skandaloz i qytetarëve që e kanë denoncuar pranë Pazarit të Ri, por edhe ai nuk arrestohet, ndërsa planifikon tjetërsimin e mijëra metrave katrorë tek Teatri Kombëtar në favor të klientëve privatë të Ramës që do të ngrenë kullat mbi troje publike.
Kryebashkiakët socialistë janë të paprekshëm, ndonëse janë të përfshirë në afera korruptive dhe janë të lidhur me botën e krimit.