Guroret e gëlqereve, ryshfet deri 1 milionë lekë që të marrin lejen tek Artur Bushi

Ish-Kryeministri Berisha denoncon korrupsionin, gjobat dhe ryshfetet n Bashkin e Krujs. Berisha ka publikuar mesazhin e nj qytetari i cili shkruan se, listat pr ndihmn ekonomike për familjet në nevojë kontrollohet nga partiakët e PS dhe lista ndryshon në kshillin bashkiak. “Korrupsion, gjoba, ryshfete në Bashkinë e Krujës! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Z Berisha dua te beni lajm. Duke nigjuar parlamentin per ndihmen ekonomike ne zyren administrative te qytetit Fushe-Kruje te njesis bashkiake Kruje pavaresisht qe shum familje i plotesojn kushtet dhe punonjeset e zyres se perkujdesit social jan tolerant nen ze thuhet lista kontrollohet nga partiaket e PS dhe lista ndryshon ne keshillin bashkiak kur behet mbledhja. Nga lista hiqen familje ne nevoj per nje thes miell dhe ne lista shtohen familje qe kan te punesuar.etj.
Zyra e punes ne kruje ngjan si nje dyqan fotosh dhe jo si nje zyre pune dhe nuk kryen fuksionin per emrin qe ka. Ne fabrikat e fasoneris abuzim me sigurimet me oret e punes dhe me rrogen minimale. Guroret e gelqereve pasi paguan ryshfet nga 500 mije deri ne 1 milion te vjetra per tu lejuar mbas nje jave u shfaq z minister Klosi e shembi disa e disa u lejuan.

artur bushi1

Varferia shtohet klani bashkiak gjurmon per ryshfet ne cdo cep.ryshfet per te lejuar cigaren ne lokale e bare e per te shit prodhime mish pa vule. Ryshfet per tu hequr nga sistemi oshe per te mos qen debitor te energjise elektrike.ryshfet per te mos paguar energji te shum familjeve qe nuk kan kontrate me oshe dhe nuk legalizuar akoma shtepin. Ryshfet nga anetaret e perfaqesuesve te keshillit bashkiak per te qen ne listen e perfituesve te ndihmes ekonomike.fukarallik i krijuar nga administrata e bashkis kruje”, shkruan qytetari.