Prokurori italian Antimafie: Droga në Itali me urdhër të shefit nga lart

Prokurori italian Ettore Cardinali deklaroi në një konferencë shtypi me Prokurorin e Krimeve të Rënda, Hajdarmataj se droga e sekuestruar në Itali mbërrinte nga dy organizata kriminale dhe nga hetimet ka rezultuar se urdhërat i merrnin nga shefi që la të nënkuptohet nga lart.
Ka qenë prokurori Besnik Hajdaramataj që në një konferencë të përbashkët për shtyp me palën italiane ka bërë të ditur detajet. Ai tha se janë arrestuar 19 shqiptarë, duke bërë të ditur dhe emrat e disa prej tyre, si dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre.
“Në vendin tonë dhe Itali janë nxjerr urdhra arresti për 21 shtetas shqiptarë prej të cilëve 19 të arrestuar e dy në kërkim, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve mes dy vendeve. Kryesisht për lëndët narkotike të llojit kanabis sativa, ku nga operacionet e kryera në Itali përgjatë viteve 2016-2017 janë sekuestruar gjithsej 2.5 ton lëndë narkotike kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.
Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera mes prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Barit në Itali, drejtoria rajonale Antimafia. Në vitin 2017 mes këtyre prokurorive është krijuar një marrëveshje për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore.

Nga shkëmbimi i informacionit rezultoi se Mariglen Shusha, Donjal Roli, Hamid Seferi dhe Malton Lleshi ishin pjestarë të një grupi kriminal që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë dhe që ndodheshin në vendin tonë. Nga puna e përbashkët e oficerëve të policisë gjyqësore pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, të DIA, Bari Itali dhe policisë së shtetit u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjeve të tyre, u bë arrestimi i tyre në operacioni e datës 14.3 2018. Operacioni kishte në përbërje të grupit në terren, oficerë të policisë së shtetit, forcave operacione dhe me asistimin fizik të DIA. Ky operacion shënon finalizimin e një bashkëpunimi të suksesshëm.
Është hera e parë që një operacion të tillë asistojnë dhe oficerë të DIA, që treguan frymën e tyre të bashkëpunimit gjatë punës në terren me oficerë të policisë së shtetit.
Në kuadër të hetimeve tona janë caktuar msaa sigurimi arrest në burg për dy shtetas të tjerë shqiptar, Ferhat Hajdini dhe Fiqiret Seferi, ku të dhënat dhe provat në ngarkim të tyre janë prodhuar sërish nga hetimi i përbashkët për disa episode të hetuara paralelisht, të kristalizuara në vijim nga hetimi i përbashkët. Hetimet jaën ende në vijim”, tha në fjalën e tij prokurori Besnik Hajdarmataj.

Ndërsa drejtuesi i hetimeve në Itali, Ettore Cardinali tha se bashkëpunmi do të vijojë. Cardinali tha se në hetim janë vënë dy organizata të ndara, duke bërë të ditur se droga vinte nga Orikumi.
Mes të arrestuarve është dhe Dino Abazi, i dyshuar si pjesë e organizatës kriminale.
Gjate operacionit u sekuestruan 2. 5 ton kanabis.
Prokuroria italin tha se droga e cila trafikohej nga grupet kriminale vinte nga Orikumi. Ai tha se droga në Itali vjen me urdhër të shefit nga lart. “Operacioni u kodua “Shef” sepse “nuk jemi limituar vetëm tek ata që ishin destinuesit e drogës në Itali por kërkuam për të gjetur përgjegjësit që dërgonin drogën. Sa i takon zona duhet të jetë Orikumi”, deklaroi Cardinali.