Kryeministria tender 44 mln lekë për ngrohje dhe ventilim

Mbi 440 milionë lekë të vjetra pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit procesi i vendosjes së sistemit të ngrohje/ftohjes si dhe ventilimit në disa zyra të godinës së Kryeministrisë.
Konkretisht bëhet fjalë për një tender që do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjinë në llogari të Kryeministrisë. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e agjencisë së prokurimeve publike, bëhet fjalë për një fond limit rreth 44 milionë lekësh (të reja), i cili është vënë në dispozicion të godinë së Kryeministrisë, konkretisht për një pjesë të mjediseve me rëndësi të veçantë, të cilat do të pajisjen me sistem ventilimi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. “Procedurë e Hapur”. Objekti i kontratës: “Vendosje e sistemit me eficencë, të lartë të ngrohje/ftohjes dhe ventilimit në disa mjedise të rëndësisë së veçantë brenda ndërtesës së Kryeministrisë”. Fondi limit 44 016 666.67 (dyzetë e katër milionë e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSh. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 3 muaj nga lidhja e kontratës. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.04.2018, ora 11:00.