Di Francesco: Barcelona është më e forta në botë

“Nga shorti u përcaktua se do të ndeshemi me një prej ekipeve më të forta të planetit që ka futbollistin më të mirë në botë, Leo Messi. Kemi ardhur deri këtu duke luajtur me kurajë, vendosshmëri dhe përkushtim. Do ta përjetojmë me entuziazëm dhe vetëdije. Forza Roma!”. Në këtë mënyrë ka folur trajneri i Roma, Eusebio di Francesco, pas shortit të çerekfinaleve të Champions League, ku verdhekuqtë janë vënë përballë Barcelonës. Kualifikimi do të ishte një arritje në kufijtë e të pamundurës edhe pse precedentët janë në barazim absolut me nga një fitore për secilin ekip dhe dy barazime. Në fakt, pavarësisht kundërshtarit më të fortë, Roma e Di Francesco ka habitur të gjithë duke u kualifikuar mes tetë më të mirave të Europës. Pra, Barcelona është më e fortë, por më të forta ishin edhe Chelsea dhe Atletico Madrid, që u lanë pas në grupin e Champions. Kësisoj nuk duhet dorëzuar para se të luajë. Ndeshja e parë është në Spanjë më 4 prill, ndërsa takimi i kthimit më 10 prill në “Olimpico”, një avantazh të Di Francesco do të përpiqet të shfrytëzojë. Gjithmonë nëse ndalet Lionel Messi, autor i 100 golave në Champions dhe që po kalon një moment forme të shkëlqyer.