Denoncimi i Berishës: Ja si hajdutët e Ramës vjedhin ndihmat për të përmbyturit

Ish-kryeministri Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka publikuar ankesat e qytetarëve. të cilët denoncojnë vjedhjen e ndihmave nga njerëzit e Ramës.
Në një një video të publikuar nga Berisha duken qytetarët e Povelçës, të cilët pretendojnë së iu janë vjedhur nga bashkia ndihmat e përmbytjeve.
“Duan të mos na gënjejnë, nëse na gënjejnë do të ankohemi në kryeministri. Jemi të përmbytur dhe nuk kemi marrë akoma paratë. Nuk jemi dakort me listën. Ne si popull jemi të indinjuar sepse vlerësimet janë bërë selektive”, shprehen qytetarët.
Përmbytjet kërcënojnë Shkodrën
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e premte, dt.16) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit dhe rritje të hartës së përmbytjes.
Nesër (e shtunë, dt.17) do të vazhdojë rritja e prurjeve në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.

Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës. Pritet përkeqësim i hartës së përmbytjeve në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet rritje e ndjeshme e prurjeve duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.