Çfarë ndodhi me kryebashkiakun Fran Frrokaj?!

Indrit VOKSHI

Para se të shpallej kandidat për Bashkinë, kemi qenë në zyrën e PD ku z.Frrokaj si kryetar i komunës Shënkoll dha një dekleratë për media. Ndaj tij ishte ngritur akuzë penale për shpërdorim detyre. Akuza ishte absurde, politike. Kishte qëllim të ndikonte që z.Frrokaj të mos shpallej kandidat, pasi mbizotronte mendimi se po erdhi Fran Frrokaj, PD e ka të fituar Bashkinë. Akuza qarkulloi pak ditë në ekranet e televizorëve për t’i dëmtuar imazhindhe u harrua. Pra 《prokuroria u përdor si kallam》.
– Unë e kuptoj se shumkush mund të thotë e mbron se e ka mik. Ndoshta kështu do mendoja edhe unë për dikë tjetër. Mundem edhe të hesht e askush s’do më pyeste pse heshte, se nuk e kam unë detyrë ta mbroj domosdo. Por le të jem i sinqert, meqë në qarkullim është vetëm lajmi i arrestimit dhe z.Frrokaj s’ka mundësi të shprehet, duhet thanë edhe versioni tjetër.
– Është e çuditshme që janë firmosur urdhër-arreste në mungese, kur si rregull duhet të thirrej për deponim.

Aq më tepër kur nuk ka çfarë provash prish pasi i gjithë dokumentacioni i pretenduar disponohet tashmë nga prokuroria. Dhe Kodi i Procedurës thotë se vetëm për vepra penale të rënda kur ka rrezik që personi të prishë provat apo të arratiset, jepet arresti. Pra është krejt tendencioz dhe me qëllim spektakli publik, jo në frymën e ligjit.
– Deklerata e policisë është e paqartë, nuk shpjegon rolin që z.Frrokaj pretendohet se ka pasur. Gjuha me të cilën ishte formuluar është akuzatore, detyrë që nuk i takon policisë. E kur ka mungesë transparence (pasi nuk thuhet se me çlloj arsyetimi është kërkuar arrest) dhe gjuhë akuzatore, gjithkush mund të pyesë: Pse? Sepse është faktor i fortë i politikës lokale që i pamundëson Ramës marrjen e Bashkisë dhe se pushtetit i duhet kjo, se duhet ushqyer opinioni, meqë u dhanë premtime për peshq. Nuk jam gjyqtari, nuk mbroj paligjshmërinë pasi do dëmtoja besueshmërinë time por, mesa ndoqa ka vend për të dyshuar. Po të mos kishte, do heshtja.