Vizitat në Bogota të Kolumbisë e Edi Ramës dhe Olsi Ramës, kush e dha kaparin 4 milionë euro për kokainën dhe roli i Çelës të OSHEE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, i cili iu përgjigj akuzave të opozitës për lidhjet e tij me kokainën e kapur në Durrës, duke i cilësuar tërësisht sajesa. Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se “Olsi Rama, jo vetëm garant por ai është ndërmjetësi për çmimin e drogës për të cilën u paguan kapar 4.2 milion euro!”. “Olsi Rama, jo vetem garant por ai eshte ndermjetesi per çmimin e droges per te cilen u paguan kapar 4.2 milione euro! Olsi dhe vellai i tij Edi jane te skeduar per lidhje te vjetra bogotiane! Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital! sb
“Pershendetje Dr po ju shkruaj lidhur ngarkesën prej 614 kg kokainë të pastër nisur me konteiner me banane ne adrese te Arbi Garden me pronar Arber Cekaj . Jeni shume i sakte ne dekleratat tuaja Si Garantorë për gjithçka ka qenë z. “Olsi Rama” faktikisht i vllai i tije kryeminister Edi Rama.

Qe te dy Edi dhe Olsi kane lidhje te forta dhe te hereshme Kolumbi me grupet e droges ne kete vend dhe po te pyeten autoritetet do te dalin vizitat e tyre nder vite ne Bogota. Por esht Olsi Rama ai i cili perveç garancise, ne kete raste ka afruar vet dhe kontaktet ne Kolumbi si dhe çmimin dhe ofertën. Çmimi fillestar i blerjes si kapar te themi ka qenë më 7000 € kg x 600 kg= 4 milione euro. Për këtë ngarkesë janë paguar 4.2 milion euro për ta nga dy njerze shume afer me Ramen njeri prej tyre thuhet se esht drejtori i fuqishem i OSHE Çela. Kurse per personin tjeter qarkullojne emrat e zyrtarve te larte socialist,njeri minister tjetri kryetar bashkie por ende nuk dihet esht e sigurte.Te dhena te plota si per rolin e Olsit ashtu dhe per paguesit e ngarkeses ka policia federale e Kolumbise por duhet te kete edhe DEA qe bashkpunon shume ngushte me kete Agjensi ! Ne ministrine e brendeshme dhe kryeministri ka rene damllaja,Rama i dine keto ndaj dhe deklaroj per te mbrojtur veten dhe vlla Olsin,qe ne fillim se operacioni ishte pune vetem e policise dhe doganes shqiptare,pra deshi te thote se droga u zbulua aksidentalisht,te kunderten e asaj qe deklaroje ne mengjesin e dt 27 shkurt Fatmir Xhafa i cili i dispononte te dhenat e derguara nga policia federale kolumbiane”, shkruan Berisha.