Vdes nëna me foshnjën në maternitetin e Kukësit

Një grua 40-vjeçare ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën e saj. Ngjarja ka ndodhur të dielën në maternitetin e Kukësit. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vdekjeje, por Policia dhe Prokuroria vendore kanë nisur hetimet.
Viktima, Nurije Poçi, do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë. Në një deklaratë të Spitalit të Kukësit thuhet se gruaja disa herë në shtëpi kishte tentuar të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital në gjendje të rënduar me hemoragji.
Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes, të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm, por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës.

Mjekët janë shprehur se pacientja me inicialet N.P., u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti. Sipas tyre, ajo është reanimuar dhe është ndërhyrë menjëherë në sallën e reanimacionit, pasi ishte me gjakderdhje.
Sipas mjekëve mësohet se, pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemoragji.
Ata shtojnë më tej se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes, të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm. Por ajo nuk ka mundur të jetojë dhe në orën 01:30 të ditës së sotme humbi jetën.
“Nëna ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë foshnjën. 42-vjeçarja u paraqit në spital me hemoragji. Ajo u paraqit në spital me diagnozën fetus morti. Gjatë ndërhyrjes ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes”, janë shprehur mjekët e Spitalit të Kukësit. 42-vjeçarja ishte nënë e 6 fëmijëve.