Urdhri për policët rrugorë: Vendosni gjobat maksimale për shkeljet më të vogla, raportim ditor tek shefi

POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Një urdhër i çmendur ka dalë zyra e Fatmir Xhafës dhe i konsultuar me Ramën. Sipas këtij urdhri, policët rrugorë duhet të vendosin gjobat maksimale ndaj drejtuesve të mjeteve për shkeljet më të vogla të kundravatjes. Urdhri nuk ndalon këtu. Ai i kërkon policëve rrugorë që të bëjnë raportimin ditor për gjobat që kanë vendosur tek shefi. Kemi të bëjmë me një strategji absurde në shkelje të hapur të ligjeve dhe është një tjetër shenjë e shtetit policor që kërkohet të vendoset për të nënshtruar qytetarët.
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet “Blic” përsëri në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës.
Kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.
Drejtuesi i autobusit Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor; si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mosvendosje të rripit të sigurimit , për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit, për mosshlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht: Nuk i bindet shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l, mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.
Janë tërhequr 75 Leje Drejtimi, ku drejtuesit e automjeteve do dalin në OASH, nga këto :
24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,
41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara,
10 për shkelje të tjera .
Po gjatë fundjavës janë vendosur 1751 masa administrative nga këto:
-98 për mosvendosje të rripit të sigurimit
– 180 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit
-73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
-161 për parakalim të gabuar.
– 41 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.
-6 masa për shkelje semafori.
-4 masa për mungesë të Kontrollit Teknik dhe Siguracion.

Si dhe masat e tjera për parkim të gabuar e shkelje të tjera.Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet “Blic” dhe të përqëndruara në të gjitha rrugët e Tiranës, duke përdor mjetet logjistike Drager e Radar, si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.
Njëkohësit Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.