“Pako e re e SHBA për Kosovën”, Vuçiç në “pikën e vdekjes

Gazeta e Beogradit “Veçernje novosti” edhe sot vazhdon të merret me atë që ajo e quan “pako e re për Kosovën” e që vjen nga SHBA-ja, transmeton Koha.net.
Kjo pako, sipas kësaj gazete, do të mund të gjendet para zyrtarëve serbë të mërkurën, kur në Beograd do të jetë Wess Mitchell, emisar i Trumpit dhe ajo do ta vërë në një pozitë shumë delikate kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Si të lëvizë nga “pika e vdekjes” zgjidhja e çështjes së Kosovës e të evitohet gracka e fshehtë potenciale e Uashingtonit para zgjidhjes SHBA-ja ose Rusia.
Kështu e kanë komentuar bashkëbisedues të kësaj gazete tekstin e punës të administratës së Trumpit në katër pika: Që Asociacioni i Komunave Serbe të marrë kompetenca të gjëra ekzekutive, të jetë institucionalisht i lidhur me zëvendëskryeministrin (që duhet të jetë serb), që Beogradi të mundësojë anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare dhe që për kompensim, Serbia t’i ketë dyert e hapura për në BE dhe ndihmën ekonomike dhe politike të SHBA-së në skenën ndërkombëtare.