Një gol prej 250 milionë eurosh

Në ndeshjen e radhës në kampionat, që ishte “një copë nga torta e titullit” të Barcelonës, më e mira e natës ishte lidhja midis Coutinho dhe Dembélé. Nënshkrimet e reja nuk po tregonin shumë në këtë vit 2018 dhe disa, tashmë, kishin filluar të ishin të padurueshëm. 250 milionë eurot, që klubi katalanas ka investuar për to, kanë shumë për t’u merituar dhe justifikuar. Te Barça kërkohet performancë e menjëhershme. Braziliani kishte ofruar tashmë disa sinjale. Në fakt, ai i kishte shënuar tashmë dy gola. Francezi, nga ana tjetër, mungonte. Pak para gjysmë ore të ndeshjes së fundit, në mes të të dyve u kornizua një lojë e jashtëzakonshme, prej nga erdhi goli i dytë. Dembélé bëri një “prerje” të jashtëzakonshme, duke e lënë topin për shokun e tij, që shënoi. Një gol luksi. Ishte, pa dyshim, performanca e tij më e mirë, që ata arritën. Megjithatë, askush të mos mashtrohet. Ndeshja si një referencë shërben shumë pak, ndërsa Coutinho ka mbajtur një ton të mirë në gjysmën e dytë të lojës. Dembélé shkoi pa u vënë re, përveç një goditjeje të fortë. Ne do të duhet të mbetemi të vëmendshëm ndaj evolucionit të tij.