Bashkia Kamëz mbjell mbi 1 mijë pemë tek liqeni i Paskuqanit

Nisma e Bashkisë “Jepi jetë Kamzës – Dhuro një pemë” vazhdon të jetësohet dita-ditës duke gjetur mbështetjen e qytetarëve, bizneseve, OFJ-ve etj. Vetëm 3 ditët e fundit është mundësuar mbjellja e mbi 1 mijë pemëve falë kontributit të administratës së Bashkisë Kamëz si dhe dy ndërmarrjeve të vartësisë, ajo e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe e Pastrim-Gjelbërimit.
Më konkretisht, të dielën janë mbjellë 320 pemë dekorative nga punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në digën e liqenit të Paskuqanit, në kuadër të nismës së Bashkisë “Jepi jetë Kamzës – Dhuro një pemë”. Të shtunën është mundësuar mbjellja e 400 pemëve dekorative në argjinaturën e liqenit të Paskuqanit, kurse të premten ka qenë administrata e Bashkisë Kamëz, e cila ka mbjellë mbi 300 pemë.
Puna e palodhur si dhe nisma e kryebashkiakut Xhelal Mziu për të nxitur dhe rritur tempin e punëve në dobi të komunitetit ka gjetur mishërimin e saj edhe në këtë aksion që deri në përfundim të tij do të sigurojë mbjelljen e 20.000 mijë pemëve të reja dekorative në territorin e kësaj Bashkie.
Në të gjitha ditët e këtij aksioni, i cili vazhdon, ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku Mziu, i cili gjatë inspektimit të këtij aksioni ka vlerësuar të gjithë aktorët që janë bërë pjesë e këtij procesi, duke sensibilizuar edhe një herë të gjithë ata që duan të ruajnë një rol jashtë zakonisht të rëndësishëm për kontributin e tyre në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit në territorin e Bashkisë Kamëz.
Në këto ditë ishin të impenjuar punonjësit e ndërmarrjeve me të gjitha strukturat përfshirëse të saj, duke ndihmuar me hapjen e gropave dhe mbjelljen e këtyre pemëve dekorative për të ndryshuar tërësisht pamjen e këtij mjedisi