Kokaina, ultimatum i Ramës për Xhafajn, kërcënimi me arrestimin dhe ekstradimin e të vëllait

Ditë të ngarkuara për Ramën pas kapjes së ngarkesës së 163 kg kokainë. Sherr, kërëcnime dhe ultimatum për Xhafajn, ndërsa nuk kursehet as vëllai I ministrit të Brendshëm për ët cilin paralajmërohet ndalimi dhe ekstradimi drejt Italisë.
Ish kryeminitri, Sali Berisha i është rikthyer çështjes së kokainës, së gjetur në një nga kontinierët e bananeve të kompanisë, “Arbër Garden”. Nëpërmjet një postimi në facebook, ai i është rikthyer akuzave ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, duke ndërtuar skenarin e asaj që ndodhi atë ditë. Në postimin e tij, Berisha shkruan se atë ditë Xhafa me deklaratën e tij, se operacioni ishte bërë me bashkëpunim vendet partnere, ishte një thikë pas shpine për Ramën dhe vëllain e tij, Olsi Rama. Sipas Berishës Xhafaj ‘vuri në tepsi kokën e tij’. “Ne mengjesin e 27 shkurtit, pas zbulimit nga skaneri te ngarkeses se 613 kg kokaine ne konteinerin me banane, gje qe shenoi dhe fundin e perpjekjeve 9 ditore per te fshehur, plackitur ose kaluar pa u kapur 180 milione euro ngarkese droge per llogari te klanit Rama, ministri Xhafa, si burimi me i besueshem dhe me autoritativ i fushes per vendin dhe te huajt, u deklaroi nga Durresi shqiptareve dhe botes se operacioni ishte frut i nje bashkepunimi te suksesshem te policise se shtetit, doganave me partneret tane nderkombetar.”, shkruan Berisha.

MESAZHI I BERISHËS
Thika mbas shpine e Xhafes per Edi dhe Olsi Ramen!
Te dashur miq, me 27 shkurt, apo siç po e quajne tani rendome diten e droges madhe, perveç deshtimit te policise per te fshehur dhe grabitur ngarkesen e droges per llogari te Edi dhe Olsi Rames dhe zbulimit vetem nga skaneri te sasise me te madhe te droges te kapur ndonjehere ne Shqiperi, ndodhi dhe diçka tjeter qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne 27 vete.
Ministri i brendshem Fatmir Xhafa, ne harkun e shkurter kohor prej disa oresh beri dy deklarata thelbesisht te kunderta njera me tjeteren lidhur me megaaferen e droges ne portin e Durresit. Ndaj dhe per te kuptuar te verteten e zbulimit te sasise me te madhe te koakines ne historine e vendit, deshtimin e klaneve politike per te rrembyer ngarkesen e droges, te cilen e mbajten per kete qellim 9 dite ne kalaten e portit, dhe prishjen e hetimeve nga policia e shtetit me urdher te Rames eshte e domosdoshme te shtrojme per pergjigje disa pyetje thelbesore:
Pse Fatmir Xhafa deklaroi ne mengjesin e dates 27 shkurt se operacioni i kapjes se droges ne Durres u krye me sukses nga policia e shtetit, doganat tona ne bashkepunim me partneret nderkombetar?
Si e detyoroi Edi Rama Fatmir Xhafen te deklaroje mbasditen e dates 27 shkurt te kunderten e asaj qe kishte deklaruar po ate dite ne mengjes per ‘Xibraken bis’?
Cili ishte zyrtari shqiptar apo i huaj qe “ndermjetesoi” me sukses dhe “bindi” Xhafen pas largimit nga kryeministria te terhiqej nga doreheqja dhe te shkelmonte mbi veten e tij?
Per nje pergjigje te ketyre pyetjeve ne duhet te ndjekim pak kronologjine e zhvillimeve te dites se droges se madhe!
Ne mengjesin e 27 shkurtit, pas zbulimit nga skaneri te ngarkeses se 613 kg kokaine ne konteinerin me banane, gje qe shenoi dhe fundin e perpjekjeve 9 ditore per te fshehur, plackitur ose kaluar pa u kapur 180 milione euro ngarkese droge per llogari te klanit

Rama, ministri Xhafa, si burimi me i besueshem dhe me autoritativ i fushes per vendin dhe te huajt, u deklaroi nga Durresi shqiptareve dhe botes se operacioni ishte frut i nje bashkepunimi te suksesshem te policise se shtetit, doganave me partneret tane nderkombetar.
Shtoj ketu se, ne Shqiperi, persa i perket krimit dhe droges, ministri brendshem eshte zyrtari me i informuar, me kompetent dhe pakundershtueshem krahasuar me çdo zyrtar tjeter te vendit, perfshire ketu dhe kryeministrine. Kjo sepse ai eshte i vetmi zyrtar qe me ligj disponon te gjithe informacionet e sherbimeve inteligjente te shtetit, te Ministrise se Brendshme dhe policise kriminale per krimin dhe trafiqet si dhe te gjitha informacionet qe vendet partnere dergojne ne Shqiperi per keto çeshtje.
Keshtu qe Xhafa, me kete deklarate, tha vetem te verteten, te cilen e konfirmuan me vone disa burime te pavarura nderkombetare. Por nga ana tjeter, me kete deklarate ai me qellim i futi nje thike pas shpine Edi dhe Olsi Rames dhe sikunder do ta shohim me poshte ai njekohesisht vuri ne tepsi koken e tij si minister.
Kjo sepse me kete deklarate Xhafa pohoi se:
– drogen e kapem ne Durres pasi ishim te informuar me kohe nga sherbimet partnere per ardhjen e saj, dhe se
– policia shqiptare, me menyren si vepro, me qellim prishi hetimin rreth klanit politik te niveleve me te larta si te ‘Xibrakes 1’, qe kishte dhene garancite per per hyrjen dhe kalimin e ngarkeses se kokaines ne Durres pa i hyre ferra ne kembe, dhe, po njolloj si ne ‘Xibraken 1’, u njoftua dhe pritesi i droges Cekaj qe ai te largohej nga Shqiperia.
Me keto nenkuptime te pamohueshme deklarata e Xhafes ishte vertet thike pas shpine fatale per Edi Ramen, i cili edhe ne kete rast para shqiptareve dhe botes po perserist plotesisht ‘Xibraken 1’! Edhe ne kete rast Rama prishi hetimet njelloj si ne rastin e Xibrakes.
Keshtu doli qarte se ne Durres u perdor skenari i ‘Xibrakes 1’, pra fshehja e klanit politik qe kishte dhene garancite per hyrjen me sukses te droges dhe fabrikes se saj ne Xibrake dhe, pas zbulimit te kesaj fabrike ne Xibrake, largimin e kryesorit “teknik” te rrjetit te narkotrafikut, Genti Xhixhes nga Olsi Rama jashte vendi.

Ne kete situate dramatike akuzuese per Edi Ramen kishte vetem nje rruge; te mashtronte cilindo qe mund ta besonte duke mohuar kategorikisht se kishte ardhur informacion paraprak nga partneret per ngarkesen e droges. Keshtu qe vetkuptohet se zbulimi i saj nga policia dhe dogant ishte thjeshte nje aksident.
Me keto mohime, dhe duke paraqitur aferen si zbulim aksidental te droges nga policia dhe dogana shqiptare, vetkuptohet qe dhe hetimet u prishen jo me qellim por aksidentalisht. Kjo ishte menyra absolutisht e vetme per te maskuar sado pak prishjen e qellimshme te hetimeve. Por pengesa me kryesore per kete version ishte deklarata e Xhafes, ne te cilen ai kishte thene se patneret nderkombetar kishin informuar paraprakisht per ngarkesen e 613 kg kokaine qe ishte nisur nga Kolumbia ne Durres. Prandaj ai duhej me se pari te detyronte me çdo kusht Xhafen te mohonte, pergenjeshtronte ate qe kishte thene ne mengjes. Por ne te vertet, perseri pas deklarates se Xhafes ne mengjesin e dt 27 shkurt, kjo perpjekje ishte njelloj si te laje m… me sh…!
Vet Xhafa, deklaraten e mengjesit nuk e kishte bere rastesisisht. Ai me qellim kishte thene te verteten. Xhafa me kete deklarate deshmonte se droga u njoftua nga partneret dhe se per rrjedhoje hetimet u prishen qellimisht. Vet Rama, duke njohur karakterin dinak te Xhafes, u terbua edhe me shume nga deklarata. Ai ishte i bindur se Xhafa e beri deklaraten edhe per tu treguar partnereve dhe shqiptareve se, jo vetem u prishen hetimet por indirekt vetkuptohet se ai dhe vella Agroni ishin duar jashte, pra nuk kishin lidhje me ngarkesen e madhe te droges dhe, vetkuptohet qe klani garantues i 180 milion euro droge nuk mund te ishte kush tjeter perveç klanit Edi – Olsi Rama.
Prandaj dhe i terbuar Rama therret me urgjence ne takim Xhafen ne Kryeministri dhe i kerkon atij te pergenjeshtroje menjehere deklaraten e megjesit dhe te deklaroje se operacioni i zbulimit te droges ishte veper vetem e policise se shtetit dhe drejtorise doganore pa asnje njoftim apo bashkepunim me partneret.

Kete kerkese ultimative te Rames, Xhafa e refuzoi ne menyre kategorike dhe i kerkoi Rames qe ai ta bente vete po te donte nje deklarate te tille. Pas debatesh tejet te ashpra dhe kercenimesh te egra, Rama i kerkon ne menyre ultimative Xhafes deklaraten ose doreheqjen. Xhafa i pergjigjet se ai do jape doreheqjen dhe largohet menjeher me per ne zyren e tij per te formuluar kerkesen per doreheqje.
Menjehere pas kesaj perplasje, Rama beri deklaraten e tij, ne te cilen konsideronte operacionin e kapjes se droges ne Durres si sukses ekskluziv te policise dhe doganes shqiptare. Nderkohe ai nisi ne ministri te brendshme tek Xhafa famozin Don Agaçio, i cili kishte qene avokat ne çeshtjen e trafikut te droges te Agron Xhafes ne Itali. Don Agaçio, mik intim i familjes Xhafa, u nis me ultimatumin, sipas te cilit Xhafa kishte gjithesej 60 minuta afat per te pergenjeshtruar deklaraten e mengjesit dhe perseritur deklaraten e Rames.
Ne rast te kundert Xhafa te perballej me:
1- shkarkimin e menjehershem nga Minister i Brendshem pra nuk do pranohej doreheqja dhe
2- arrestimin dhe dergimin me procedure te shpejtuar te vellait Agron per te vuajtur 14 vitet e denimit ne Itali, te dhena nga gjykata supreme e Republikes Italiane, etj, etj…
Keshtu qe, jo Rama por Don Agaçio, njeriu qe dinte gjthçka per dosjen e Agron Xhafes, e “bindi” Fatziun te lepinte ate qe kishte peshtyre ne mengjes, te shkelmonte mbi veten e tij, por tashme jo per lekuren e Edvinit dhe Olsit por per lekuren Agronit dhe Fatziut duke perseritur si skllav mjeran deklaraten mashtrim qe Rama kishte bere nje ore me pare se operaconi ‘Xibraka 2’ ishte veper ekskluzive e narkopolicise dhe narkodoganes shqiptare! sb