Fotolajm/ I plagosuri në gjendje të rëndë nga shpërthimi në mes të Tiranës

Nga shpërthimi fuqishëm i eksplozivit në mes të Tiranës kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Në foton që po publikojmë duket njëri nga dy të plagosurit që po transportohej drejt autoambulancës nga disa persona që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve, i plagosuri është shitësi i dyqanit Gentian Hoxha 26 vjeç.
Shpërthimi me eksploziv ndodhi në një dyqan paraditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një dyqani celularësh, tek ish-Drejtoria e Higjenës pranë ambasadës amerikane në Tiranë dhe sipas informacioneve të para një person ka mbetur i plagosur.
Policia, e cila ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Policia e Tiranës ka dhënë detaje sa i takon shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në një dyqan telefonash në Tiranë.
Në njoftimin e saj, policia thotë se personi që ka mbetur i plagosur ishte në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës.

Njoftimi policisë
Më datë 12.03.2018, rreth orës 10:40, në rrugën “Qamil Guranjaku” në një dyqan celularësh në pronësi të shtetasit G.H., 34 vjeç, i cili ishte duke punuar dhe ne pune e siper ka ndodhur nje shperthim nga lende ende e papercaktuar.
Si pasoje është dëmtuar shtetasi G.H i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale.
Theksojmë paraprakisht se shtetasi G.H ishte duke punuar në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur ne tavolinen e punes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

tritoli