Rama në gjendje të rëndë prej kokainës kolumbiane, 3 herë në spital!

Kryeministri Rama ndodhet mes dy zjarreve, mes kriminelëve që prej tij kanë marrë garanci dhe presionit të partnerëve ndërkombëtarë. Partia Demokratike përmes deputetes Dhrata Çupi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të tregojë se pse e takoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në një spital privat dhe çfarë bisedoi me të.
Në një deklaratë nga selia e PD-së Çupi tha se Edi Ramës i është bërë e qartë nga vendet partnere se nuk ka hapje negociatash me BE pa u arrestuar peshqit e mëdhenj të drogës, por sipas Çupit, Rama nuk mund ta bëjë këtë se do t’i duhet të dorëzojë Saimir Tahirin, Agron Xhafajn, e të tjerë, ndërsa në fund të dorëzohet edhe vetë.
“Edi Rama duhet të tregoi sa më shpejt shqiptarëve se pse e takoin në një spital privat dje Saimir Tahirin, të tregojë se çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë”, tha ajo
Sipas PD, Rama është mes dy zjarreve, mes kriminelëve që prej tij kanë marrë garanci dhe presionit të partnerëve ndërkombëtarë.

Deklarata e plotë e deputetes Dhurata Çupi
Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës.
Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.
Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun.
Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj.
Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën partnerët ndërkombëtare.
Ndaj Edi Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkatuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin.

Edi Rama gjendet mes dy zjarresh. Nga njëra anë ka presionin e trafikantëve, të cilëve u ka shkaktuar një dëm të madh dhe janë të rrezikuar. Nga ana tjetër, është nën presionin e partnerëve ndërkombëtarë. Edi Ramës i është bërë e qartë nga disa qeveri europiane se po nuk u kapën kokat e kokainës, nuk ka Shqipëri në Europë!
Edi Ramës i është bërë e qartë se, nëse Saimir Tahirit nuk i hiqet mbrojtja politike, nuk ka Shqipëri në Europë! Por Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t’i duhet të dorëzohet vetë.
Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendit.