Reagimi qesharak i “Mother Aneta” kërkon sërish para për të vazhduar sulmet ndaj Bashës dhe sqaron sa është paguar nga Soros

Në një reagim të ditës së sotme revista amerikane “Mother Jones” alias “Mother Aneta” mundohet të sqarojë se ajo është një media që nuk është paguar nga Soros, por vetëm një fjali më poshtë thotë se shuma e parave që ajo ka marrë nuk është ajo që deklarohet, pra 1.1 milionë dollarë, por më pak. Më tej “Mother Aneta” ka edhe një thirrje publike drejtuar indirekt paguesve të shkrimit kundër Bashës që të japin këstin e ri në mënyrë që të vazhojnë të bëjnë sërish një reagim tjetër.

Reagimi qesharak
Në një deklaratë për gazetën shqiptare të pavarur, “Shqiptarja”, “Mother Jones” tha se: “Akuza që “Mother Jones” mori pagesa nga Edi Rama për botimin e këtij artikulli është absurde. Ne kurrë nuk pranojmë pagesa për një hetim në asnjë rrethanë dhe sigurisht nuk e kemi bërë as në këtë rast”. Polemikat mbi këtë histori kanë vazhduar. Një tjetër publikim hidhte dyshime se hetimi i “Mother Jones” ishte i njëanshëm sepse ka marrë 1.16 milionë dollarë në donacione nga dhuruesi demokrat George Soros. (“Mother Jones” nuk ka marrë përkrahje nga asnjë prej organizatave të Soros në vite, dhe kur e ka bërë, shuma ishte shumë më e vogël se kjo). Një anëtar i PD-së (Gent Strazimiri perk.) që aktualisht shërben në parlamentin shqiptar shkroi në Facebook se “Mother Jones” duhet të jetë e lidhur me socialistët amerikanë – duke nënkuptuar se revista ishte në “thesin” e Partisë Socialiste qeverisëse shqiptare – sepse emri i adashes së revistës, Mary Harris Jones, ishte një udhëheqëse laburiste e lidhur me lëvizjen socialiste amerikane në fillim të shekullit të 20-të. Edhe ambasada ruse në Tiranë iu bashkua kësaj. Artikulli nuk flet për asnjë lidhje qeveritare ruse me këto kompani guaskë. Por ambasada lëshoi një deklaratë duke përmendur “ndërhyrje e supozuar ruse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.” Më pas ajo e konsideroi pjesën si “të padenjë për komentet e hollësishme” dhe pjesë e një “fushate të lajmeve të pista të lëshuara kundër Rusisë nga mediat perëndimore”. Ambasada shtoi: “Ne theksojmë se, ndryshe nga një numër shtetesh perëndimorë, Rusia i përmbahet rreptësisht parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera, përfshirë Shqipërinë”. Ambasada ruse i bëri thirrje shtypit shqiptar që ta kontestojë shkrimin: “Ne gjithashtu shprehim shpresën se mendimi i autorëve amerikanë nuk përputhet me pozitën e redaksive në mesin e medias shqiptare që ribotuan opusin”.

Faktet
“Mother Jones” u themelua si një organizatë jofitimprurëse në vitin 1976 sepse e dinim që korporatat dhe të pasurit nuk do të financonin llojin e gazetarisë së vështirë që ne filluam të bënim. Sot, mbështetja e lexuesve përbën rreth dy të tretat e buxhetit tonë, na lejon të gërmojmë thellë në çështjet që kanë rëndësi dhe na lejojnë të raportojmë falas për të gjithë. Nëse e vlerësoni atë që merrni nga “Mother Jones, ju lutemi na bashkohuni me një donacion të zbritshëm nga taksat, që të mund të vazhdojmë të bëjmë llojin e gazetarisë që 2018-a kërkon.