Prokuroria qesharake, Balla urdhëron Markun, kjo thërret Ristanin

Në lidhje me hetimet për lobimin e PD në SHBA, sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani është thirrur sot në Prokurori ku është marrë në pyetje. Mësohet se ka qenë Ristani i cili firmosi kontratat me dy kompanitë lobuese. Duke folur për Report TV pas daljes nga Prokuroria, Ristani tha: “Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD ka zbatuar me përpikmëri kontratat”. Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Arben Ristani është thirur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me kontratën e lobimit me SHBA.
Në një prononcim për median Arben Ristani tha se PD nuk ka asgjë për të fshehur lidhur me kontratën e lobimit të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe se kërkesa është bërë përmes bankës.
“U thirrja në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe dëshmia në Prokurori vjen pas kërkesës së Taulant Ballës. Partia Demokratike e ka bërë kërkesën për lobim përmes bankës. PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori”, tha Ristani pas dëshmisë, i pyetur nga mediat.
Hetimet nisën pas akuzave të Partisë Socialiste, ku u theksuase selia blu kishte paguar 1 milionë euro nëpërmjet një kompanie offshore. Më përpara prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe vetë Partisë Demokratike të paraqesë dokumentacionin që kanë mbi këtë çështje.