9 shtete që realisht mund të kishin ekzistuar

Sot në botë ekzistojnë mbi 150 shtete sovrane. Secili ka një histori të vetën dhe nëse disa kanë siguruar pavarësi dhe disa të tjera jo është pikërisht për shkak të një seri ngjarjesh shpesh komplekse dhe akoma sot në qendër debatesh dhe betejash politike. Por ka vende të ndryshme që do të kishin mundur realisht të ekzistonin dhe që sot do të na dukej e habitshme t’i imagjinonim. Ja se për cilët shtete bëhet fjalë.
Intermarium
E përfunduar Lufta e Parë Botërore, me rënien e Perandorisë austro–hungareze, ridimensionimin e Gjermanisë dhe Revolucionin e Tetorit në Rusi, u formuan një seri shtetesh të rinj në Europën Lindore. Midis tyre u kthye të ekzistojë Polonia, e udhëhequr prej vitit 1918 nga Marshalli Josef Pilsudski. Vetë Pilsudski synoi që t’i zgjerojë kufijtë e Polonisë së re për ta bërë më të madhe dhe për të arritur të krijonte një shtet të madh që nga Deti Balltik të shkonte deri në Detin e Zi, i quajtur në polonisht Miedzymorze dhe i njohur në pjesën tjetër të botës si Intermarium, domethënë vend midis dy deteve. Në vite pasuan propozime të ndryshme për një shtet të këtij lloji që bashkon shtete të rinj – nganjëherë akoma të dobët – të formuar në Europën Lindore, propozime nganjëherë të kufizuar në një lloj revival të unionit të vjetër polako – lituanez dhe të tjera në synime ekspansioniste që mund të arrinin Mesdheun (një prej këtyre projekteve përfshinte deri Italinë). Projekti nuk pati ndjekje për shkak të kundërshtimit si të Bashkimit Sovjetik, që shikonte tek Europa Lindire, zonë që tradicionalisht ishte nën sferën e tij të influencës, të rrezikonte që të forcohej dhe të emancipohej shumë, ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar, që e konsideronte bolshevizmin një fenomen kalimtar dhe nuk donte ta dobësonte shumë aleatin e saj tradicional rus.

Cascadia
Në vitin 1813 tregtari i lëkurëve John Jacob Astor, i nisur nga bregdeti lindor i Shteteve të Bashkuara arriti atë perëndimor, ku themeloi qytetin Fort Astoria si qendër për tregtimin e lëkurëve. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara shtriheshin vetëm në brigjet e Atlantikut dhe kur Astor themeloi qytetin e ri Presidenti i atëhershëm amerikan Thomas Jefferson, duke e përgëzuar, i shkroi se shpresonte që Fort Astoria të ishte bërthama e një perandorie të re të ngritur mbi lirinë, që të shtrihej përgjatë bregut tjetër të kontinentit. Ky vizion i një shteti të pavarur në bregun e Paqësorit u huazua nga presidentë të tjerë amerikanë dhe për dekada ky territor – nganjëherë i quajtur Astoria, nganjëherë Oregon – u mbajt nga institucione demokratike, deri kur nuk filloi që të jetë në qendër të kontestimeve midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në 1846, me Traktatin e Oregon, territori u nda midis të tre fuqive, por për shumë vite kolonët e kësaj zone vazhduan që të kultivojnë ide indipendentiste, që me kalimin e kohës erdhën duke u zbutur. Zona, e cila përfshin veriun e Kalifornisë, shtetet Oregon e Uashington dhe provincën kanadeze të British Columbia, ka ruajtur gjithmonë pika të shumta të përbashkëta nga pikëpamja kulturore dhe politike: zona ka një kulturë të fortë liberale e ambientaliste dhe pikërisht ky faktor, duke filluar nga vitet shtatëdhjetë të ‘900, i ka dhënë jetë një lëvizjeje të re, pa ndonjë ndjekje të veçantë, që lufton për lindjen e një shteti ambientalist të quajtur Cascadia, emër i biorajonit që ngrihet pikërisht mbi zonën ku do të mund të lindte ku komb.
Shteti i SS-ve të Borgonjës
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gabimisht e bindur për fitoren, Gjermania nisi të mendojë sesi do të duhej të ishte rendi i ri botëror në vijim të mbarimit të konfliktit. Kështu që projektoi zgjerimin e kufijve të vet dhe lindjen e shteteve të reja satelite: midis tyre imagjinoi një krejtësisht të menaxhuar nga SS-ët, trupa paraushtarake e Gjermanisë naziste. Për këtë projekt u fol pas pushtimit gjerman të Francës, i ndodhur në 1940, duke imagjinuar mundësinë e krijimit të këtij shteti në pjesën lindore të vendit. Megjithatë, shpartallimi i Gjermanisë naziste bëri që përfundimisht ky plan të mos zbatohej.
Ararat City
Në shekullin e XIX-të filluan të lindin shumë propozime për t’i dhënë jetë një shteti hebraik. Përpara se të arrihej në vitin 1947 në lindjen e shtetit të Izraelit në Lindjen e Mesme, në vite u morën në konsideratë mundësi të tjera të shumta. Një prej projekteve më të vjetër lidhur me këtë i përket vitit 1825 dhe qe propozimi për të krijuar shtetin Ararat City në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, në Grand Island e ndodhur në lumin Niagara. Emri Ararat u mor nga Mali Ararat, ku sipas Biblës aty u ndal Arka e Noes në përfundim të përmbytjes universale. Që të mund të realizohej ky shtet, biznesmeni amerikan Mordecai Manuel Noah bleu një pjesë të ishullit, por me kalimin e kohës projekti i tij u braktis fare.

Gjysmëhëna Pjellore
Kur studiohen qytetërimet e para emsopotamike flitet gjithmonë për “Gjysmëhënën Pjellore”, një territor i përshtatshëm për kultivimet dhe, për pasojë, për vendbanimet e para njerëzore të disa mijëvjeçarëve më parë. Pak e dinë se mijëra vite më pas asiro – babilonasve kjo “Gjysmëhënë Pjellore” do të mund të kishte qenë edhe një shtet sovran i ‘900. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore pjesa më e madhe e Lindjes së Mesme kontrollohej nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar: Siria e Libani qenë nën kontrollin francez, ndërsa Palestina, Transjordania dhe Iraku qenë nën kontrollin britanik. Por në ato vite po fillonte të flitej edhe për një të ardhme të pavarur të këtyre territoreve dhe për këtë arsye, Iraku propozi lindjen e një mbretërie të re të udhëhequr nga dinastia hashemite që bashkon pikërisht territoret e Sirisë, Libanit, Transjordanisë e Irakut dhe që merrte emrin Gjysmëhëna Pjellore. Megjithatë, projekti nuk pati ndjekje.
Rrethi i Artë
Ky emër sot na thotë shumë pak, as nuk na jep ndonjë indikacion se ku do të mund të gjendej, por nga mesi i ‘800 një grup njerëzish u bë promotor i lindjes së këtij shteti. Qenë vitet në të cilat tensionet në Shtetet e Bashkuara midis shtete skllavopronare dhe shteteve abolicioniste nisën të bëheshin gjithnjë e më të fortë, në pikën që pak vite më vonë do të shpërthente Lufta Civile amerikane. Në këtë kontekst, një grup i quajtur Knights of the Golden Circle u bë promotor i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, shteteve qendroamerikane e karaibike dhe të brigjeve perëndimore të Amerikës Latine, me objektiv rritjen e numrit të shteteve skllavopronare dhe duke forcuar kështu peshën e tyre në brendësi të vendit. Më pas, kjo lëvizje evoluoi, duke promovuar shkëputjen e shteteve të Jugut dhe bashkimin e tyre me Meksikën, Karaibet dhe Amerikën Qendrore, për të formuar kështu një shtet të ri: Rrethin e Artë. Kur në vitin 1861 nisi lufta civile, Knights of the Golden Circle u arrestuan në shtetet e Veriut dhe humbja e sudistëve i dha fund edhe këtij projekti.

Teknokracia Veriamerikane
Harta e Teknokracisë Veriamerikane ka mundësi që do të mund të kishte shumë pika të përbashkëta me Rrethin e Artë që sapo kemi përmendur: ky shtet do të ishte në fakt një ekspansion i Shteteve të Bashkuara dhe do të përfshinte të gjithë Amerikën Veriore, Amerikën Qendrore dhe brigjet veriore e Amerikës Latine. Por përtej kufijve, veçantia e këtij shteti do të ishte forma qeverisëse: teknokracia. Qeveria do të drejtohej nga shkencëtarë dhe inxhinierë që do të zëvendësonin politikanë dhe biznesmenë. Ky projekt u avancua nga Technocracy Movement, një lëvizje e lindur nga fundi i viteve ‘10 në Shtetet e Bashkuara dhe që pati një përhapje të madhe sidomos pas Depresionit të Madh të vitit 1929. Sipas anëtarëve të kësaj lëvizjeje, shoqëria ishte në evolucion të shpejtë dhe politikanët e biznesmenët nuk qenë në gjendje t’i menaxhonin këto ndryshime. Nga mesi i viteve ’30, Technocracy Movement erdhi gradualisht duke rënë dhe ideja e një teknokracie të madhe veriamerikane u shua.
Shteti amerikan i Siçilisë
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në Siçili lindën lëvizje të shumta separatiste, disa prej të cilave luftonin për pavarësinë e Siçilisë, kurse të tjera për aneksimin e rajonit nga Shtetet e Bashkuara si shtet i 49-të (në atë kohë Hawaii dhe Alaska nuk qenë aneksuar akoma me Unionin dhe për këtë arsye shtetet qenë vetëm 48). Një ide e tillë u avancua nga Partia e Rindërtimit dhe nga Lëvizja Unioniste italiane. Bile kjo e fundit mbështeste aneksimin e të gjithë ishullit nga Shtetet e Bashkuara. Çështja nuk u mor edhe aq lehtë nga autoritetet italiane, që për shkak të këtyre lëvizjeve separatiste të pranishme në ishull arritën që të shkruajnë Statusin Special të Siçilisë në vitin 1946, kur Italia nuk ishte pajisur akoma as edhe me Kushtetutën e re. Lëvizja Unioniste italiane arriti që të zgjedhë edhe një anëtar në Asamblenë Kushtetuese, liderin e saj Ugo Damiani. Megjithatë, idetë unioniste nuk patën ndjekje të mëtejshme as midis siçilianëve, as midis autoriteteve amerikane dhe hipoteza u braktis përfundimisht.
Judea
Në vitin 1988, Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Izraeli. Një grup kolonësh izraelianë të pranishën në Cisjordani filloi të frikësohej se mos zgjedhja e OÇP-së do të çonte në presione të forta ndërkombëtare ndaj Izraelit. Për këtë arsye propozoi lindjen e një shteti autonom kolonësh, Judean. Propozimi për të krijuar këtë shtet, në rast se Izraeli do ta linte Cisjordaninë, u propozua zyrtarisht në vitin 1989 nga një grup aktivistësh dhe si flamur u propozua një i ngjashëm me atë të Izraelit, por me një Menorah në vend të Yllit të Davidit.