Tre klube të mëdha vihen në gjurmët e Wilfred Zaha

Arsenal, Chelsea dhe Manchester City kanë shpresë se mund të marrin sulmuesin Wilfred Zaha nga Crystal Palace gjatë merkatos së verës së ardhshme. “Daily Mirror” ka shkruar se të tre këto klube janë gati të paguajnë 40 milionë paund për futbollistin, teksa trajneri Roy Hodgson i ka hapur dritën jeshile këtij transferimi. Ish-trajneri i Anglisë deklaroi se do të donte të punonte me kënaqësi me Zaha, por nëse ai kërkon largimin atëherë transferimi mund të kryhet. Arsenal e kërkon me më ngulm Zaha, si zëvendësuesi i Alexis Sanchez që shkoi te Manchester City. Edhe Chelsea ka nevojë për të gjetur një sulmues krahu, teksa Manchester City nuk i humbet kurrë të tilla raste për të shtuar cilësinë në përbërje. “Nuk mendoj se kjo është në dorën e një trajneri. Padyshim që unë dua të vazhdoj punën me Zaha dhe pjesa më e madhe e tifozëve kanë këtë dëshirë, por nëse futbollisti kërkon largimin, atëherë klubi vendos çmimin dhe transferta kryhet”, tha Hodgon.