Tottenham është mësuar që të humbasë

Giorgio Chiellini besonte se historia ishte në anën e Juventusit kundër Tottenhamit, pasi kampionët e Seria A luftuan për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Tottenham kishte rrëmbyer një barazim 2-2 në Torino dhe arriti të marrë më shumë kontroll në ndeshjen e kthimit, gjatë pjesës së parë, në stadiumin “Wembley”, me golin e Heung-Min Son, që iu dha “Spurs” avantazhin 1-0, të mërkurën në mbrëmje. Megjithatë, Juventusi do të gjente dy gola të nevojshëm në një hark kohor prej tre minutash, në pjesën e dytë, me duetin argjentinas Gonzalo Higuain-Paulo Dybala, që shënuan në minutën e 64-t dhe të 67-të. Bardhezinjtë bënë mjaftueshëm për të mbrojtur fitoren 4-3 në total dhe për të siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pavarësisht nga vështirësitë me të cilat u ballafaqua Juventusi dhe cilësisë së skuadrës angleze, Chiellini tha se mungesa e historisë së “Spurs” në këtë kompeticion u dha atyre shpresë. “Tottenham ka shumë lojtarë të mëdhenj, si Kane, Eriksen, Dele Alli, por e dinim se gjithmonë heqin dorë nga shumë shanse, tha Chiellini për ‘BT Sport’. Krijojnë shumë shanse, por gjithmonë humbasin. Ne gjithmonë besojmë në histori”. Chiellini, madje, referoi fitoren e Real Madridit ndaj PSG-së, të martën, pasi prova e mëtejshme e historisë dhe mentalitetit të një klubi mund të bëjnë dallimin. Chiellini shtoi: “Ju shikoni ndeshjen midis Real Madridit dhe PSG-së, ku historia tregoi se është e rëndësishme. Ne përdorëm aftësitë tona dhe arritëm fitoren”.

Juventus ka bërë mrekullinë në “Wembley” teksa ka mposhtur Tottenham me rezultatin 2-1 me një përmbysje që do të mbahet mend gjatë. Megjithëse ishin vendasit ata që shënuan të parët, vizitorëve u kanë mjaftuar vetëm tri minuta për të përmbysur gjithçka në mënyrën më tipike të mundshme… me vetëm dy goditje në kuadrat. Ishte Tottenham që filloi më mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë në minutat e para me Son dhe Kane. Por Juventus mund të kishte rastin më të mirë për të shënuar nëse arbitri do të kishte akorduar një penallti në favor të Douglas Costa, i cili pengohet qartë në zonë nga Vertonghen. Juventus mbrohet mirë, por arrin të dalë përpara për të krijuar mundësi goli. Ndërsa Tottenham prodhon shumë, por tregohet i pasaktë. Por në minutën e 39’ ishte Son ai që zhbllokoi rezultatin me një gol me shumë fat pas krosit të Kieran Trippier. Pas pushimit nuk ndryshon asgjë. Tottenham vazhdon të dominojë ndeshjen duke shtyrë përpara për të gjetur dyfishimin e rezultatit. Por Juventus zgjohet papritmas dhe arrin të shënojë dy gola brenda 2 minutave dhe 48 sekondave. Pikërisht me dy goditjet e para dhe të vetme drejt portës.