Shqiptari kapet në Greqi duke transportuar drogë dhe fishekë

Një i ri shqiptar, me moshë 17 vjeç është arrestuar nga policia greke, në vendin e quajtur Ktismata në zonën e Kakavijës dhe pranë kufirit të gjelbërt. Sipas komunikatës së policisë, ai u diktua ndërsa po i printe një grupi njerëzish që po ecnin në këmbë dhe mbartnin çanta udhëtimi.
17-vjeçari u ndalua dhe iu kaluan prangat, ndërsa të tjerët braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi drejt territorit shqiptar.
Policia sekuestroi 94 paketa që përmbanin 164,6 kg kanabis, si dhe 158 fishekë automatiku kallashnikov. Departamenti i Sigurisë së Komisariatit të Janinës po vazhdon hetimet për identifikimin edhe të bashkëpunëtorëve, ndërsa 17-vjeçari do të dërgohet në Prokurori.