Basha denoncon takimin, çfarë bisedoi Rama në zyrën e tij me biznesmenin e listës së zezë amerikane, Timçenko

epa05328980 Russian tycoon Gennady Timchenko (L) attends a meeting of Russian President Vladimir Putin (R) with French businessmen at the Kremlin in Moscow, Russia, 25 May 2016. EPA/SERGEI KARPUKHIN / POOL

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur se ndikimi rus në politikën shqiptare ka prekur kryeministrin e vendit, Edi Ramën.
Basha tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se kryeministri Rama është takuar fillimisht në zyrën e tij dhe më pas jashtë saj, me kompaninë e naftës Gunvor, konkretisht me themeluesin e kësaj kompanie Genadi Timçenko, i cili është në listën e zezë të autoriteteve amerikane.
“Genadi Timçenko ka hyrë në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkak të shkeljeve të saksioneve në Ukrainë”, tha Basha.