Zbulohet klauzola për prishjen e kontratës së Suso me Milan

Në kontratën e Suso me Milan ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh që vlen prishjen automatike të marrëveshjes, nëse ndonjë klub tjetër vendos ta paguajë. Lajmin e ka bërë të ditur “Premium Sport”, sipas të cilët kontrata e Suso me kuqezinjtë, që përfundon në qershor 2022 bëhet e pavlefshme kundrejt klauzolës prej 38 milionë eurosh. Megjithatë, futbollisti është shprehur i lumtur në Milano dhe ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e Gattuso. Milan e bleu Suso nga Liverpool në janar të vitit 2015 për 6 milionë euro dhe një vit më pas se huazoi futbollistin te Genoa, atje ku i bindi të gjithë për aftësitë e tij. Prej dy sezonesh ai është një nga lojtarët kryesorë te kuqezinjtë. Në këtë sezon, 24-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje në Serie A me 6 gola të shënuar dhe 7 asiste. Gjithashtu ai ka luajtur tetë ndeshje në Europa League me 1 gol të shënuar, ndërsa në katër ndeshje në Kupën e Italisë ka shënuar 1 gola dhe ka dhënë dy asiste.