Ballina Politikë Soros financoi me 1.1 milionë euro revistën që sulmoi PD-në

Soros financoi me 1.1 milionë euro revistën që sulmoi PD-në

Sot në media shqiptare të majta ka dalë një shkrim gjoja investigativ i Mother Jones, një reviste amerikane me tipare të majta, që pretendon se lobimin e PD në Shtëpinë e Bardhë e ka financuar Moska. Këto operacione dezinformimi në Shqipëri janë të zakonshme sa herë qeveritë janë në hall dhe përdor gazetat dhe media që marrin fonde publike për bunkerë e për ura. Mirëpo mjafton një kërkim i thjeshtë në internet për të kuptuar pse kjo media amerikane interesohet për Shqipërinë,se nuk është se ka lexues amerikanë të interesuar për lobistët e opozitës. Fakti është se kjo revistë financohet nga multimiliarderi Xhorxh Soros, një mbështetës i karrierës politike të Kryeministri Edi Rama, raporton faktor.al. “Xhorxh Soros nuk është prapa çdo gjëje që e bën majtas, por sigurisht duket sikur ndihmon të financojë të gjitha. Revista e majtë, Mother Jones botoj një kasetë, thuhet se u mor nga një Partia Demokratike amerikane në Kentaki, në një përpjekje për të dëmtuar ofertën e Mitch McConnell për rizgjedhje në Senatin e SHBA”, thuhet në shkrimin e bërë nga Mike Ciandella për CNSnews, përcjell faktor.al
Për të verifikuar shkrimin në anglisht: https://www.cnsnews.com/blog/mike-ciandella/11-million-soros-money-tied-magazine-released-mcconnell-tape

Mothter Jones është filial i Fondacionit për Progresin Kombëtar, organizata ombrellë e krahut të majtë. Gjithashtu kanë themeluar Konsorciumin e Medias. FNP ka marrë 485,000 dollarë në financimin e Sorosit në vitin 2008. Konsorciumi i medias, është ende nën ombrellën e FNP, që ka marrë 675,000 dollarë që nga viti 2000, duke në total deri në 1,160,000 dollarë. Këto shifra vijnë nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Soros. Donacionet e Sorosit shkojnë për të financuar një rrjet të gjerë të mediave liberale, të cilat kanë marrë më shumë se 52 milionë dollarë. Këto operacione përfshijnë një gamë të gjerë të operacionesh të botimit të lajmeve, si dhe infrastrukturën e shkollave të gazetarisë, gazetarisë hulumtuese dhe madje edhe të organizatave të industrisë. Që nga viti 2000, Soros ka dhënë më shumë se 550 milionë dollarë për organizatat e majta liberale në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Exit mobile version