Poloni, ndarja e pushteteve në rrezik

Me votat e partisë në pushtet PiS dhe të partisë populiste Kukiz ’15 Dhoma e Poshtme e Parlamentit polak aprovoi një listë të qeverisë me 15 kandidatë. E gjithë opozita Mes-I-Majtë e bojkotoi votimin. Ajo e akuzon qeverinë për sulm kundër pavarësisë së drejtësisë.
Reforma do të thotë “fund i ndarjes së pushteteve në Poloni”, tha ish-ministri i Drejtësisë, Borys Budka nga Platforma Qytetare Liberale. Bazë për këtë vendim është një ligj i miratuar vitin e kaluar. Ai përcakton që gjykatësit e Këshillit të Drejtësisë nuk duhet të zgjidhen më prej gjykatësve të tjerë, por prej Parlamentit. Në Këshillin e Drejtësisë të vendit ndodhen 24 anëtarë, këtu bën pjesë edhe ministri i Drejtësisë. Edhe përfaqësues të BE e shohin në këtë mënyrë të shkelur pavarësinë e drejtësisë. Prandaj për herë të parë në historinë e tij, BE ka nisur një procedurë për shkelje të marrëveshjeve në bazë të nenit 7 të Marrëveshjeve të BE.