“Spiuni i detit”, Berisha tregon provat, përgjime, fotografime dhe një dosje ruse

Balla: Basha kërkon transparencë, e disa anëtarë të tjerë të PD thonë se do të çojnë çështjen në Hagë?

Berisha: Mendoj se veprimi i qeverisë së Edi Ramës i muajve të fundit dhe në tërësi në 4 vitet ndaj Greqisë, ka qenë veprimi me delitantesk. Me fqinjët duhet të kesh marrëdhënie të sinqerta. Nëse nuk e bën, ke sherr dhe do të përballesh me pasoja. Edi Rama në 3-4 vite bëri antigrekun në të kundërt të interesave shqiptare. Në 4 vite duhej të rrisje marrëdhëniet e jo të tentojë të fusje Greqinë nën tavolinë. Se fut dot Shqipëria, Greqinë nën tavolinë. Këto marrëdhënie duheshin shtyrë përpara. Çfarë ndodhi 3 muaj e fundit? Nisi një furi me ligjin e luftës, për të mashtruar shqiptarët se po shpëtojmë nga ligji i luftës. Këtë kompleks kishte Enver Hoxha, por kurrë një vend i lirë. Ligji i luftës ka vdekur në Konferencën e Parisit. Po të merrni deklaratat e viteve 43-44 që thonin se përshëndesim luftën e shqiptarëve, por çështjen e kufijve do ta zgjidhim në konferencën e paqes. Shqiptarët po të ishin të zotë e merrnin këtë deklaratë edhe për Kosovën. Por pas këtyre deklaratave qëndronte qeveria greke. Ndodhi si ndodhi, konferenca e paqes u bë, Shqipëria ngeli në këto kufij, por ligji i luftës ishte një letër. E turpshme që Greqia e mban atë, 3 mijë vjet ta mbajnë, por është turp. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Kufijtë tokësorë janë të depozituar në OKB dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Balla: Por jo nga Greqia…
Berisha: Pikërisht prandaj insistova për traktatin. Ata thanë jo, se e kemi tek Helsinku. Por unë insistova sepse ata flasin për kufijtë e detit. Ai është vetëm një rresht. Kufijtë e detit janë për tu përcaktuar. Që në momentin që këta u thanë shqiptarëve që ne bëmë marrëveshjen dhe shpëtuam nga ligji i luftës. Nuk e harroj kurrë daljen e zëdhënësit të Edi Ramës 1 orë. Kurrë nuk kanë pas shtet. Thoje shqiptar në Paris, Londër apo Berlin, ishte sinonim i rebelëve. Tani këta erdhën si çlirimtarë për ligjin e luftës. E ne do të bënim lëshime te deti. Marrëveshja që bëmë ne, nuk i ka dhënë asnjë centimetër det. Ka një ekspertizë ndërkombëtare që thotë se kjo marrëveshje është e bazuar në ligjin ndërkombëtar. E rrëzoi gjykatë, s’ka asnjë diskutim. Kjo marrëveshje u rrëzua për llogari të një fuqie të 3-të. E quaj veten shpirtërisht një mik, por në mënyrë absolute se kam vetëdije të plotë se nëse ka gjak të përzier është ai i shqiptarëve dhe grekëve e duhet të punojnë bashkë, pavarësisht nga albanofonia e tmerrshme që kanë grekët.
Duhet ndërtuar një kapitull i ri, me punë. E anuloi gjykata. Doli një kryesharlatan e thoshte 352 km të dhëna. E kur i thoshte Fevziu, ai thoshte ky është një studim i imi e s’ka punë me shtetin. Edhe palës greke, i thuhet nuk kam asnjë alternativë tjetër, hajde shkojmë në gjykatë.

Nuk kemi pse të negocionojmë. Ajo marrëveshje e jonë ishte e bazuar në ligjet ndërkombëtare. Pas disa kundërshtimesh grekët, pasi e panë se nuk lëvizja, më thanë se ne kemi një kërkesë. Ta çojmë në Hagë ose në arbitrazh ndërkombëtar. Por tani ikën. Rinegocioni nënkuptonte që do të hynim në pazar, që kjo do të bëhet me ekuidistancë, unë marr këtë e ti atë. Unë nuk e bëj këtë.
Balla: Ka një vendim të Kushtetueses dhe asnjë qeveri nuk mund të marrë…
Berisha: Vendimi i Kushtetueses nuk ka pasur asnjë studim, asnjë citim për territor, por ka cituar Myslim Pashën. Aty thotë se i është dhënë territor, por nuk jep asnjë centimetër. Qeveria greke pranoi. Unë e kam pasur mik Karamanlisin. Një nga njerëzit më seriozë që kam njohur në jetën time. Ai ishte një shtetar i vërtetë. Antonis Samaras pranoi gjykatën. Peka: Marrëveshja dypalëshe, mesa informacion që keni marrëveshja e re a është më e mirë për shqiptarët apo jo?

Berisha: Në çdo lloj gjëje mund të bëj debat në këtë pikë.
Balla: Kush po e përdor Edi Ramën për një marrëveshje që prap do të përdoret si precedent…
Berisha: Presim, se është fillimi. Greqia ka pasur pretendime për 3 milje det, në 1995 ka bërë një ligj që ka vendosur se mund të shpallë më shumë se 6 milje. Parlamenti turk të nesërmen është mbledhur dhe ka vendosur që Turqia ti shpallë luftë Greqisë nëse shpall 6 milje. Sa i ka marrëveshjet me Italinë? 6 milje sepse ua ka kushtëzuar konteksti gjeografik. Po të shkosh në 12 milje, të shkon Shelli nafta e gazi. Me të vërtetë mund të marrësh kanalin, por nxjerr sytë, duke lënë pasuri përrallore detare. Këta nuk janë më nacionalist se Samarasi e Karamanlisi dhe pranuan të shkonin në Gjykatën e Hagës. Marrëveshja e detit është e përcaktuar.
Zaloshnja: Nuk e dimë se çfarë është bërë në atë marrëveshjen tuaj, edhe për Edi Ramën nuk e dimë. Shumica e shqiptarëve nuk mund të ndjekin termat teknikë. Por Edi Rama ka votat në parlament?
Berisha: Nëse i fal fushat më të mëdha të Jonit, Greqisë? Nëse fut një spiun në marrëveshje? Ky binom është problematik për çdo vend të botës.

Balla: Artur Meçollarin e kam njohur personalisht e kishte akses në të gjitha dosjet super sekrete, ai i merrte dosjet dhe ja kalonte ministrit…
Berisha: Spiun i secilit të jetë, është spiun. Këtu nuk është as Çela e as ai tjetri. Këtu është Shërbimi Informativ i Ushtrisë. SHISH mund të japë informata për çdo kënd, varet nga ministri. Ylli Zyla është ish-kolonel i ushtrisë që ka dalë në media dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur me Meçollarin. Përveç Ylli Zylës kemi një deklaratë me përgjegjësi të plotë, të ish-ministrit.
Balla: Kemi edhe një deklaratë të ish-shefit të shtabit, sot deputet i PD…
Berisha: Certefikata e NATO-s është atribut i vendeve të NATO-s dhe ka një marrëveshje për të cilën flitet pë 1, 2, 3 apo më shumë çështje. Ajo certefikatë është për dosjet e NATO-s. Qeveria shqiptare ka fshehur dosjen. Dosja e tij është bazuar në përgjimet, në të gjitha llojet. Gjithçka është bazuar mbi bazën e përgjimeve, fotografimeve etj.

Zaloshnja: I kujt është spiun?
Berisha: Po e ndiqni ju çështjen e Muller? Çfarë po ndodh, po ndjekin të gjithë atë që kanë takuar rusët. Ushtarakët kanë kod, nuk mund të ikin pa leje, nuk mund të shkojë me pushime pa leje. Ky është i filmuar, i xhiruar i regjistruar. Ky zotëri nuk ka bërë asnjë ankesë kur e kanë ballafaquar me dosjen.
Zaloshnja: Pse mendoni ju se ky njeri do të na shesë detin…
Berisha: Ai që shet shpirtin, shet çdo gjë. Çështja është për takime me vende jo anëtare të NATO. Ushtaraku është çështje disipline. Edhe ai që ra në Spanjë. Ajo që më bën çudi është mbrojtja e atij njeriu.
Balla: Si e shikoni rikthimin e Ilir Metës, rikthimin e fuqishëm të tij.
Berisha: Ato i ka zgjedhje të tij, por për marrëveshjen e detit i ke të përcaktuara në Kushtetutë. Këtu ka 1 faqe e gjysëm për këtë çështje.
Balla: E pranoni që e keni anashkaluar Bamir Topin…

Berisha: Po, por aty ka edhe një nen që thotë se delegacionet mund ti bëjë edhe kryeministri. Edhe në Kushtetutë të krijohet ideja se presidenti mund ti udhëheqë vetë negociatat, gjykata Kushtetuese e ka zbërthyer këtë gjë. Presidenti mund të marrë grupin e tij e të bëjë negociata. Me takimin që pata, nuk pashë që presidenti nuk do ta japë plotfuqinë, pavarësisht sjelljes së padenjë.
Zaloshnja: Nëse Rama me Tsiprasin do të bëjnë marrëveshje…
Berisha: Unë i ftoj shqiptarët që të ngrihen e të mbrojnë vendin e detin.
Gjekmarkaj: Nëse lind një tjetër PD…
Berisha: E kuptoj që ju keni një ngarkesë në këtë rast, por unë kam ato qëndrimet që kam shprehur.