Skandal, njeriu i Ramës dhe Ahmetajt blen edhe aksionet e inceneratorit të plehrave të Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama dhe Ministrin Ahmetaj se kanë kanë shtënë në dorë gjithë procesin e riciklimit të mbeturinave. Basha tha se qeveria u ka hequr licencën rreth 100 kompanive të riciklimit.
Basha: Sot Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë ka denoncuar mbylljen e afro 100 bizneseve, heqjen e licencave nga Edi Rama nga qeveria në një revansh përmes taksidarëve dhe inspektorëve të qeverisë. Heqja e këtyre 100 licencave përkon me futjen nën kontrollin total nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj të procesit të mbledhjes, riciklimit, djegies dhe groposjes së mbeturinave në bashkinë e Tiiranës. Para dy muajsh ai që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit me letra se në fakt përfaqëson Arben Ahmetaj, para dy muajsh ka blerë kuotën kontrolluese të kompanisë së pastrimit të bashkisë së Tiranës. Ka blerë 49% dhe në kontratë është specifikuar se ky do të bëjë dhe administrimin e kompanisë së riciklimit të bashkisë së Tiranës. Skema është përqëndrimi i gjithë aktivitetit në duart e dyshes Rama-Ahmetaj. Për këtë arsye kanë mbyllur gjysmën e kompanive të riciklimit.
Për Bashën, kjo i hap rrugë importit të mbetjeve.
Basha: Kjo është ana tjetër e medaljes së drogës, Shqipëria eksporton drogë dhe bëhet gati të importojë plehra. Rama ka futur në dorë riciklimin dhe djegien e plehrave.