Kush qëndron pas 47 milionë dollarëve të Tiranë-Elbasan? Berisha tregon emrat dhe sekserin e Ramës

Balla: Keni një kryeprokurore që nuk e keni votuar. Çfarë mesazhi do ti jepnit nëse do ta kishit përballë?
Berisha: Këtë akt, opozita nuk e ka pranuar sepse ky është akti i kurorëzimit të Edi Ramës si kryeprokuror. Me ligjin që ka përgatitur ai për imunitetin do të bëhet edhe kryegjykatës e do të shkojë në gjykatë vetëm ai njeri që do Rama. Edi Rama i dha pasaportën Tahirit, ai ka një mori veprimesh e procesesh. Po marr procesin ndaj Dashamir Xhikës. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve. Asnjë lloj projeksioni pse hetohet e pse po mbahet. Nëse shohim kronikat e tyre, 2 muaj e fundit para zgjedhjeve parlamenti shqiptar në mënyrë të turpshme votoi Edi Ramën për të rritur me 47 mln dollarë për të ndryshuar projektin.
Balla: Basha e tha se ishte fatura e zgjedhjeve …
Berisha: Ky veprim nuk mund të bëhet kurrë përveç se nga ministri i Financave dhe kryeministri. Asnjë ministër nuk e bën dot. Askush nuk merret me këtë. Të rrisësh me 47 mln dollarë në parlament dhe të thuash se po heton rrugën, nuk ka asnjë lidhje. Haxhinasto në derën e Prokurorisë tha se të gjitha raportet i kam çuar në kryeministri. Nëse më luftojnë politikisht do ti luftoj politikisht. 47 mln dollarë i shtoi Rama e Ahmetaj. Sekser kryesor nuk mund të ishte Dashamir Xhika, por Taulant Balla. Ka hetime, por ku janë hetimet. Kush është ai që ka shpallur tender të dytë për baypasin e Fierit e Vlorës. Pse nuk i thotë njeri Dashamir Xhikës? Sepse atë proces e ka bërë Vali Bizhga. Aty punonin firmat shqiptare dhe lekët i ndante Serenisima me Edi Ramën. Na fol pak, këta që duan të hetojnë dhe uroj që të hetojnë, po tenderohet për së dyti baypasi i Fierit dhe i Vlorës. Apo për të thënë se Xhika ishte i LSI, por ai parlament votoi 47 mln dollarë shtesë.
Zaloshnja: Ti marrim të mirëqënë që Edi Rama ka vjedhur 47 mln dollarë, se ju thoni e ka bërë Vali Bizhga…
Berisha: Dy janë njerëzit e besuar, Ëngjëll Agaçi, Don Agaçio dhe për çështje më familjare është Vali Bizhga.
Balla: Faleminderit z. Berisha dhe rrugë të mbarë në misionin tëndë, në atë që Gjekmarkaj e çuan ‘Purgator…’
Berisha: Unë kam misionin tim atë të interesit publik.