Gattuso kërcënon Ancelottin

Janë vetëm dy ditë të mbetura nga ndeshja Milan-Arsenal dhe ekipi i Gattusos nuk ka ndërmend ta ndalë stilin e tij pozitiv. Po, sepse me numrin e golave të shënuara rregullisht dhe efikasitetin mbrojtës, kuqezinjtë kanë arritur në një seri prej 13 lojërash të njëpasnjëshme pa humbje, në të gjitha garat. Siç dëshmohet nga “Corriere dello Sport”, “Ringhio” ka filluar të rritë shpejt pozicionet në renditje në historinë e fundit të Milanit. Në këtë mijëvjeçar, në fakt, rekordi i ndeshjeve pa humbje te kuqezinjtë është mbajtur nga Carlo Ancelotti, i cili ka arritur në kuotën e 16 sfidave. Gattuso është aktualisht në nivelin e 13-të, në një nivel me Milanin e Leonardos në vitin 2009. Bilanci i këtyre 13 ndeshjeve të dobishme e të njëpasnjëshme ka 9 fitore dhe 4 barazime. Dhe sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo, skuadra e Gattusos nuk i nënshtrohet golit të pësuar në 6 lojëra të njëpasnjëshme: sfida e dyfishtë kundër Ludogorets, kthimi i Kupës së Italisë kundër Lazios dhe ndeshjet e Seria A kundër Spal, Sampdoria dhe Roma. Kalendari në dorë do të ishte i mjaftueshëm që të mos humbasë në sfidën e dyfishtë kundër Arsenalit dhe në kampionat kundër Genoa për të barazuar një rekord prestigjioz të historisë së kuqezinjve. Ndërkohë, për dy ditë “San Siro” është i gatshëm të përcjellë garën më të mirë. Edhe nëse është “Europa League” dhe jo Liga e Kampionëve, Milani do të kthehet për të jetuar një natë europiane me një stadium të mbushur plot, me 70 mijë tifozë. Një pamje që të lë pa frymë.

Carlo Ancelotti u shkarkua me jo pak bujë nga Bayern Munich në shtator, një vendim që rezultoi mëse i duhur duke parë rezultatet që gjermanët patën në drejtimin e Jupp Heynckes, por sërish tekniku italian mbetet një emër tepër i rëndësishëm në botën e futbollit.
E pas disa muajsh pushim duket se Ancelotti do të rikthehet në detyrë dhe e ardhmja parashikohet të jetë një rikthim në Angli, më saktë në Londër. Por ajo që ende nuk dihet nëse do të jetë një rikthim nën drejtimin e Chelsea apo pasues i Arsene Wenger tek Arsenal. Nga sa raportojnë mediat britanike, drejtuesit e të dy ekipeve janë të pakënaqur nga rezultatet e Antonio Conte dhe Arsene Wenger, e shanset që ata të jenë në stolin e klubeve respektive për sezonin e ardhshëm janë thuajse zero dhe Carlo Ancelotti është një emër mëse i denjë për t’u ulur në stolin e njërit prej këtyre klubeve. Mbetet për t’u parë se kush do e fitojë derbin londinez për teknikun italian.