Çekia në protesta pasi një komision parlamentar do drejtohet nga një komunist. Po në Shqipëri?

Mijëra çekë protestuan në Pragë dje, pasi parlamenti miratoi një deputet të Partisë Komuniste për të drejtuar komisionin parlamentar të rendit, pavarësisht nga përfshirja e tij në të kaluarën në regjimin diktatorial. Shtëpia e ulët e parlamentit çek, të premten, me një diferencë të ngushtë votash mbështeti Zdenek Ondrakek, nga Partia Komuniste, për të kryesuar komisionin e mbikëqyrjes së policisë. Është hera e parë që një deputet komunist do të mbajë një post të tillë që nga rënia e komunizmit në vend, gati tre dekada më parë.
Duke valëzuar flamujt e Çekisë dhe Bashkimit Europian, protestuesit që kundërshtonin emërimin e Ondrakekut u mblodhën në një pjesë të sheshit të Pragës dhe me thirrje e pankarta kërkuan heqjen e deputetit komunist nga posti. “Unë jam këtu për shkak të Ondrakek, i cili ishte anëtar i një forcë policore diktatoriale që mundi demonstruesit në Revolucionin e Kadifenjtë [në 1989-ën]”, tha Jakub Kocmanek, një avokat 32-vjeçar.
Policia nuk ka komentuar mbi pjesëmarrjen e njerëzve në protesët, megjithëse agjencia çeke e lajmeve CTK dhe media të tjera kanë raportuan se protestuesit kanë qenë me mijëra.
Partia Komuniste, e cila kundërshton anëtarësimin në NATO, duket se po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje, ndërsa kryeministri Andrej Babis dhe partia e tij ANO po kërkojnë aleatë për një qeveri të re. Ndërkohë që partitë e tjera kanë refuzuar koalicionin me Babisin, pasi ai po përballet me akuza për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian, Partia Komuniste ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me ANO. Ndërsa Çekia reagon ndaj një komunisti, krejt e kundërat ndodh në Shqipëri ku në krye të ministrisë së Brendshme është hetuesi i krimive të diktaturës që ka torturuar me dorën e tij të rinjtë për bindjet e tyre politike.