Zjarrfikësit e Uzinës Ballsh në protestë: 3 muaj pa marrë rrogat

Një tjetër tubim është organizuar paraditen e djeshme në Ballsh, ku 44 punonjësit e Repartit të Zjarrfikëses në Uzinën e Ballshit kanë dalë të kërkojnë rrogat e prapambetura. Zjarrfikësit kanë apeluar për përgjegjësi nga shteti, pasi sipas tyre kanë 3 muaj pa marrë rrogat.
Punonjësit kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi. Ata kanë thënë se, rrogat varen nga kompania që administron “Armon”. Mungesa e pranisë së tyre në punë shfaq rrezik nëse ka avari në repartet me lëndë.