Zidane peshon rreziqet

Zinedine Zidane mori dje në mëngjes lajme të mira. Luka Modriç dhe Toni Kroos përfunduan trajnimin me pjesën tjetër të lojtarëve, që kishin më pak minuta aktivizimi kundër Getafe. 48 orë para ndeshjes vendimtare në Paris, trajneri francez ka rimëkëmbur dy drejtuesit e “dhomës së motorit” të të tijve, dy lojtarët që bëjnë punën organizative të ekipit. Pyetja e madhe tani është nëse një trajnim i sotëm në “Parc des Princes” do të jetë pak më shumë se protokollar apo i mjaftueshëm për teknikun që të vendosë në formacion të paktën njërin nga dy lojtarët, ose të dy të startojnë kundër PSG. E njohur është qasja se Zinedine Zidane nuk i pëlqen të rrezikojë me lojtarë të freskët nga lëndimi. Të dy, Modriç dhe Kroos, nuk kanë luajtur për tri javë dhe në një ndeshje që, siç pritet nesër, do të jetë me intensitet shumë të lartë, mund të mos bindin sa duhet. Në çdo rast, vendimi duhet të merret nga “Zizou” në orët e ardhshme. Edhe pse të shtunën, pas mundjes së Getafes, pretendoi të ishte i qartë për njëmbëdhjetëshen e ndeshjes së kthimit të 1/8 finale të Champions-it, fakti që trajnimi i Modriç dhe Kroos ka kaluar pa probleme mund t’i ndryshojë planet e trajnerit të “Los Blancos”. Për shkak se të dy lojtarët janë të aftë dhe natyrisht, të etur për të luajtur në kryeqytetin francez. Tani është Zidane, ai që duhet të masë rreziqet. Në të vërtetë, ai filloi ta bënte atë të shtunën e kaluar, me formacionin që hodhi kundër Getafes. Trajneri i Real Madridit rezervoi Varane dhe Kovaçiç, i cili ishte i sigurtë në 11-shen startuese kundër PSG-së, në kushtet e “viktimave” Kroos dhe Modriç. Tani, gara e mesfushorit të ri kroat nuk duket aq e sigurt. Dy “pronarë” janë kthyer për të kërcënuar kandidaturën e tij.

Kush duhet të luajë kundër PSG-së?
Sot, të gjitha opsionet janë të hapura për teknikun e bardhë. Ai ka në dispozicion të tij plot zgjedhje, duke nisur nga moduli 4-3-3, me BBC dhe “tridentin” e tij të preferuar në mesfushë. Zidane, gjithashtu, mund të zgjedhë një mesfushor të dyfishtë, me dy “ambiente të brendshme”, që japin ritëm dhe gjerësi, të tillë si Marco Asensio dhe Lucas Vázquez (zero minuta të shtunën). Ose të përsërisë formulën e ndeshjes së parë: 4-4-2, me një “rombi”. Kanë mbetur 24 orë për të lënë mënjanë dyshimet e vetë trajnerit të Real Madridit, para një ndeshjeje tepër të vështirë dhe që vlen sezonin. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka ftuar të gjithë lojtarët për ndeshjen e nesërme ndaj PSG-së, në Champions. Luka Modriç dhe Toni Kroos janë në mesin e 24 futbollistëve të ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen ndaj PSG-së. Përballjen e parë të 1/8 finale, Reali e kishte fituar 3-1 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa nesër zhvillon ndeshjen e dytë.