Reagimi i Ministrit të Mbrojtjes të Kolumbisë: Si gënjen Rama për kokainën

Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, Luis Carlos Villegas është detyruar të dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar të vërtetën e kapjes së 615 kg kokainë në Shqipëri. Ai ka hedhur poshtë deklaratat e qeverisë Rama dhe vetë kreut të saj se aksioni ka qenë vetëm i policisë shqiptare.
Ministri kolumbian ka sqaruar se aksioni është koordinuar nga DEA amerikane dhe forcat e ushtrisë kolumbiane.
Pas kapjes së një sasie rekord droge në Durrës ka folur ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare. Ai tha mes të tjerash se operacioni i madh i finalizuar ne Shqiperi, ku u kapen 613 kg kokaine u sinjalizua nga Kolumbia.
Ai theksoi se forcat e sigurisë kolumbiane vazhdojnë të përballen me forcë për fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupeve të organizuara të armatosura si ELN, grupet e mbetura të FARC-ut dhe “Clan del Golfo”.
“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar për një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare per kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Clan del Golfo” te cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, në Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe e la Kolumbi në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte në disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”.
Sipas tij, droga u “kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kamionit që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontenier dhe gjeti drogën”.
Deklarata vjen në kohën kur autoritetet në Shqipëri dhe Kryeministri Rama këmbëngulin se operacioni u krye vetem nga policia dhe prokuroria jone, pa ndihmën e agjencive të huaja.