Ballina Aktualitet Policia ishte afër lokalit ku u vra biznesmeni, por nuk ndërhyri

Policia ishte afër lokalit ku u vra biznesmeni, por nuk ndërhyri

Forcat e policisë kanë qenë shumë afër exchange-it ku maskat vranë biznesmenin gjatë grabitjes së parave, por nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar vrasjen. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Fieri, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Narkopolicët ishin shumë afër lokalit ku Agur Vrenozi po luftonte kundër maskave, por ja mbathën!”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e qytetarit.
“I nderuar zoti ish-Kryeministri Sali Berisha unë që ju shkruaj jam një djalë nga Fieri po me banim në Amerikë për momentin ndodhem në Shqipëri për pushime dhe doja të denoncoja rastin për vrasjen e zotit Agur Vrenozi biznesmen i njohur në qytetin tonë. Kam qenë shumë pranë vendit të ngjarjes atë ditë që ndodhi grabitja, isha përpara Bashkisë së Fierit dhe aty afër meje ishin dhe dy policë që e panë të gjithë skenën, por që i dëgjoja që thonin lëre të theren ata se atë punë kanë dhe që thonin gjithashtu që nuk ndërhym ne të rrezikojmë kokën. Kështu doja që ta ngrini zërin për këtë rast në Parlament. Ju faleminderit ju përshëndes”, shkruan qytetari.

Exit mobile version