Një e ardhme larg Bayernit? Ja ç’thotë Alaba

David Alaba ka një kontratë deri më 2021 me Bayern Munich. Në një apo dy vitet e fundit pritet që gjermanët të mundohen të bindin austriakun të rinovojë me çdo kusht kontratën. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin rekordmen gjerman. Por 25-vjeçari nuk e sheh të pamundur një largim nga Bavaria. “Mund të zgjedh një rrugë tjetër për të provuar një sfidë të re, nuk do të ishte jashtë imagjinatës”, është shprehur kapiteni i Austrisë për gazetën “Kurier”. Mbrojtësi i majtë gjithashtu shprehet se ndihet shumë mirë në Munich. “Është një vendim që ka kohë për t’u marrë”, tha Alaba.