Ballina Aktualitet Kush është bosi i 613 kg kokainës në Durrës, flet ministri i...

Kush është bosi i 613 kg kokainës në Durrës, flet ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë: Droga u kap nga agjencitë ndërkombëtare

Pas kapjes së një sasie rekord droge në Durrës ka folur ministri i Mbrojtjes i Kolumbise, Luis Carlos Villegas gjate vizites ne bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare. Ai tha mes të tjerash se operacioni i madh i finalizuar ne Shqiperi, ku u kapen 613 kg kokaine u sinjalizua nga Kolumbia.
Ai theksoi se forcat e sigurisë kolumbiane vazhdojnë të përballen me forcë për fenomenet e ndryshme të krimit, veçanërisht grupeve të organizuara të armatosura si ELN, grupet e mbetura të FARC-ut dhe “Clan del Golfo”.
“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar për një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare per kapjen e 613 kilogramë kokainë nga bandës kriminale “Clan del Golfo” te cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, në Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni qe e la Kolumbi në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte në disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”.

Sipas tij, droga u “kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kamionit që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontenier dhe gjeti drogën”.
Deklarata vjen në kohën kur autoritetet në Shqipëri dhe Kryeministri Rama këmbëngulin se operacioni u krye vetem nga policia dhe prokuroria jone, pa ndihmën e agjencive të huaja.
Kokaina e mbërrtitur nga Kolumbia dhe dështimi i operacionit për të kapur bosët e kokainës tregojnë për lidhje të forta mes kartelit kolumbian “El Clan del Golfo”, dhe kartelit qeveritar në Shqipëri të familjes kryeministrore. Olsi Rama, vëllai i kreut të qeverisë është i përfshirë po ashtu në laboratorin e kokainës së Xibrakës ku janë të provuara lidhjet me krerët e atij karteli që edhe ai kishte lidhje të forta me Kolumbinë dhe nuk duhet harruar që një nga të arrestuarit është kolumbian. Janë pikërisht këto lidhje dhe lëvizje të Olsi Ramës me kolumbianët që e bëjnë më të lehtë për të kuptuar se kush qëndron pas ngarkesës së 163 kg kokainë. Dhe po ashtu e bënë edhe më të kuptueshme se përse nuk duheshin lejuar bosët e mafies të merrnin ngarkesën dhe më pas të arrestoheshin.

Kokaina e sekuestruar i përket një strukture të narkotrafikut e cila është e lidhur me “Klanin e Gjirit”, që ka lidhje me porte të ndryshme në Europë në vendet ku dërgojën drogën. Falë këtij sekuestrimi u evitua që më shumë se 37 milionë dollarë, vlera e drogës në tregun e zi ndërkombëtar, të shkonin në arkat e këtij grupi të paligjshëm.
Nga operacioni u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë. Ndërkohë policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë dhe ka hapur një hetim me homologët në Europë për të identifikuar e arrestuar persona të tjerë në lidhje me ngjarjen, por policia shqiptare nuk ka thënë se përse nuk u lejuan bosët e drogës të merrnin ngarkesën dhe më pas të arrestoheshin.
“El Clan del Golfo”, i quajtur më parë “Los Urabeños” ose “Clan Úsuga”, është një grup kolumbian i trafikimit të drogës i cili është përfshirë në konfliktin e armatosur kolumbian. Ai konsiderohet si grupi më i fuqishëm neo-paramilitar në Kolumbi me rreth 3.000 anëtarë në rrethin e brendshëm të organizatës. Burimi kryesor i të ardhurave te tyre është trafiku i drogës.

Exit mobile version